KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

Mediat botërore nuk ndalojnë së shkruari: ‘Shqiponja’ bëri gjithë botën të flasë

23 Qershor 2018

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen Serbi- Zvicër, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri arritën të shënonin 2 gola që përmbytën rezultatin dhe sollën fitoren e Zvicrës. Të entuziazmuar, futbollistët festuan duke bërë simbolin e shqiponjës, çka e shndërroi haptazi ndeshjen në një përballje Shqipëri- Serbi.

E gjitha kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes mediatike ku artikuj të shumtë janë shkruar rreth ndeshjes në fjalë. Prestigjiozja “New York Times” i ka kushtuar një artikull të tërë me titullin “Zvicra mposht Serbinë në një ndeshje të ngjyrosur me histori dhe politikë”.

“Ishte taka e djathtë e Xherdan Shaqirit ajo që bëri lajm që para fillimit të ndeshjes, ama qe taka e majtë dhe duart e tij që bënë historinë pas përfundimit të lojës. Goli i Shaqirit në minutën e 90- të duke çuar në rezultatin 2-1 kundër Serbisë ishte akti përfundimtar i një ndeshjeje pulsuese. Qe gjithashtu një lojë e dominuar nga çështjet e identitetit dhe përkatësisë, të luftës dhe të paqes. Tre anëtarë të formacionit të Zvicrës, duke përfshirë edhe dy golashënuesit e saj, kanë lindur ose kanë rrënjë në Kosovë, një krahinë etnike shqiptare që luftoi për pavarësisë kundër forcave jugosllave në fund të viteve 1990.”

Gjatë artikullit thuhet se Shaqiri nuk është shmangur kurrë nga rrënjët e tij. Madje pak para ndeshjes futbollisti postoi në Instagram një foto të takave, ku në thembrën e majtë ishte flamuri i Zvicrës e në të djathtën ai i Kosovës.

Përveç New York Times të tjera media botërore kanë shkruar për atë çka ndodhi ditën e djeshme. Britanikja “The Sun” shkruan në faqe të parë: “Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bëjnë shqiponjën e Shqipërisë kundër Serbisë, fill pasi shënojnë për Zvicrën”.

Po kështu edhe “The Guardian”: “Festimet e golave të Xhakës dhe Shaqirit sjellin politikën e Ballkanit në Kupën e Botës”.

“Independent” pak minuta më parë shkruan: "Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka rrezikojnë ndëshkim për festimin “politik” të golave”.

Mediat serbe ndërkohë janë shprehur se gjesti në fjalë është një provokim dhe se FIFA duhet të ndërmarrë penalizim ndaj lojtarëve.

“FIFA duhet të marrë masa. Xhaka ka provokuar serbët me simbolin e Shqipërisë.” shkruan “Kurir”.

Në internet madje ka qarkulluar edhe një video ku tifozë serbë djegin flamurin shqiptar.

MOS I HUMBISNI