Si çdo verë tjetër, edhe këtë vit “u bombarduam” me këngë, të cilat herë imitonin njëra-tjetrën e herë sollën risi që i dhanë tjetër frymë këtij sezoni. Sot do të përqëndrohemi tek 3 këngët shqiptare që arritën mbi 30 milionë klikime në YouTube brenda pak muajsh. Referuar gjithë projekteve që janë publikuar nga qershori i këtij viti, Top 3 këngët e kësa vere janë:
Ardian Bujupi & Xhensila - CIKA CIKA me mbi 51 milionë klikime. Qershori do të niste i mbarë për Ardianin dhe Xhensilën, të cilët shkaktuan “tërmet” me bashkëpunimin e tyre duke u kthyer shumë shpejt në një ndër hitet e kësaj vere.
Në vendin e dytë qëndron “Toto” – Noizy feat. Raf Camora, e cila e publikuar në gjysmën e muajit qershor ka arritur të grumbullojë rreth 31 milionë klikime. “Toto-ja” ishte një ndër këngët që i shoqëroi shqiptarët gjatë verës dhe besojmë se do ta dëgjojmë edhe për muajt në vijim.
Tjetër bashkëpunim i suksesshëm rezultoi ai mes Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut – “Mike”. “Heyyy ti mike, ditën kur më the se ike...” ishte refreni që na u fiksua keq fill sapo dëgjuam këngën për herë të parë. Të tre këngëtarët kanë arritur të kalojnë shifrën e 30 milionë klikimeve në YouTube.
Dy këngë të tjera, të cilat edhe pse jo me aq klikime sa 3 projektet e mësipërme, arritën të bëheshin pjesë e këngëve hit të kësaj vere: Ledri Vula feat. Lyrical Son – “Princess Diana (më shumë se 25 milionë)
dhe Tayna feat. Don Phenom – “Columbiana” (më shumë se 20 milionë klikime).