Instagramming

Kjo vajzë realizoi versionin shqiptar të sfidës që po çmend internetin

9 Gusht 2018

Kjo vajzë realizoi versionin shqiptar të sfidës që po

#KikiChallenge ose #InMyFeelingsChallenge është sfida që po çmend internetin, me të cilën u njohëm krejt rastësisht, për të na shoqëruar gjatë gjithë verës, që nga publikimi i videoklipit të Drake e deri tek “Lidhe rripin, Kiki!” e shkruar nga bashkia e Tiranës.

Mirëpo një shqiptare vendosi ta realizonte përmes një mënyrë kreative, origjinale; shumë ndryshe nga të tjerat. Enisa Nikaj, këngëtarja me origjinë shqiptare e lindur dhe rritur në Brooklyn, i hipi traktorit për të sjellë një version alla #katunare, siç e quan ajo. Fiksues, ja shiheni vetë.

Siç e thamë më sipër, 22-vjeçarja lindi dhe u rrit në Brooklyn nga dy prindër shqiptarë. Në fëmijëri nuk ndoqi asnjë shkollë muzike, madje nuk ka frekuentuar as kurse të tillë, megjithatë asgjë nuk e pengoi të ndiqte ëndrrën e saj.

Rreth 3 vite më parë, kur ishte ende e panjohur, ajo na ra në sy përmes cover-ave të postuar në YouTube dhe në një intervistë për Anabel.al, rrëfeu disa detaje në lidhje me pasionin për muzikën, të cilën mund ta lexoni duke klikuar këtu.

 

Proud of bae @dafina.zeqiri , you rocked the place ???

A post shared by ENISA (@iamenisa) on

Që prej asaj kohe, Enisa tashmë numëron më shumë ndjekës në rrjete sociale, shikime në YouTube dhe është padyshim një yll në ngjitje.