Top List

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra në mënyrën më fantastike të mundshme!

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2018

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

Pavarësisht faktit se muzika e vjetër mund të konsiderohet ndonjëherë pa të drejtë si e dalë nga moda, në fakt prej saj mund të realizohen projekte fantastike, që ndërthurin të vjetrën me të renë, folklorin me modernen. Këngë të tilla kanë si bazë të fortë herë muzikën e krijuar me çifteli e lahutë mes maleve, herë këngët e njohura të periudhave të vështira, si ajo e komunizmit, e herë tekste lirike të poetëve të njohur.

Disa prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare kanë arritur ta përdorin të vjetrën në funksion të modernes dhe me thënë të drejtën, ia kanë dalë më së miri. Ja disa prej projekteve muzikore, që na fiksuan me ditë të tëra, na bënë të kërcejmë pafund e na emocionuan me raste, të cilat u frymëzuan nga hitet e dikurshme.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

Reperi i njohur nga Kosova Viktor Paloka, i njohur edhe si Unikkatil, publikoi vite më parë këngën pa videoklip, “Shota”, motivet e të cilës i kuptojmë menjëherë sapo nisin notat e para. “O kalle çifteli kalle”, dëgjohet në fillim të këngës, muzika e së cilës është “Vallja e Rugovës – Shota”.

Vallja e famshme u tranformua totalisht përmes stilit të veçantë të artistit, i cili nuk nguroi të bënte pjesë të këngës “fjalorin e rrugës”, tipik për muzikën rap.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

“Tash për çdo natë pi raki edhe venë/ Gjithken që e helmojnë, por mu po më ngushllon” nga zëri i njohur i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, do ta këndohej në një version modern në vitin 2014 nga Era Istrefi.

Përmes miksimeve të DJ Mixeyt dhe realizimit të klipit me ngjyra nga pastel në të errëta, Era në klip na u deh me qumësht, pavarësisht se në tekst këndonte “Shots e tekilla edhe birra bon/ Për me hek do t'keq ti veq i kom bo / Edhe pak bob marley bon...”

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

Reperi i njohur MC Kresha na i theu zemrat me këngën “Era”, projekt që u prit mirë nga publiku e vazhdon të dëgjohet po aq sa në fillim. Por siç dihet tashmë, refreni është një version me ritme moderne i këngës me po të njëjtin emër të grupit të famshëm “Gjurmët”. Në koncertin recital në Tiranë “Gjurmët & Friends” Mc Kresha ishte një ndër të ftuarit, i cili mahniti publikun me performancën e tij live.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

Le të kujtojmë për pak kolonën zanore të verës së shkuar. “Moj Hatixhe n’shami t’kuqe” që çmendi gjithë shqiptarët, fama e së cilës kaloi kufijtë. Mixey siç duket e ka pasion folkun dhe në bashkëpunim me Capital T sollën një hit të suksesshëm.

Kënga që dëgjuam pothuajse çdo ditë u frymëzua nga ajo e vitit 1971, kur Hamide Sadiku i këndonte Hatixhesë me shami të kuqe.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

E meqë jemi tek reperët, po përmendim edhe këngën “Rakia” të Gent Fatalit, i cili e shijoi aq shumë të dehurën po aq sa Shkëlqen Jetishi vite më parë.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

Nëse kërkon në Google fjalën ‘simpatia’ të shfaqet bashkëpunimi i suksesshëm i Lumi B ft. Dhurata Dora, por kjo këngë rezultoi po aq e suksesshme edhe e kënduar nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi në 1997. Kënga u shndërrua menjëherë në të preferuarën e adoleshentëve të viteve 2000.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

“Shi bie në Tiranë” e kënduar nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati vazhdon të mbetet një këngë e dashur për publikun, e cila erdhi edhe njëherë në vëmendjen tonë përmes bashkëpunimit të Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt në këngën me po të njëjtin emër. 

Pas pothuajse 20 vitesh, një tjetër dyshe i këndoi Tiranës me shi dhe të ecurit shkujdesur rrugëve të saj.

Artistët shqiptarë që sollën këngët e vjetra

Në fund, po përmendim këngën “Ti Shqipëri më jep nder”, pjesë e albumit EP “3” të Elvana Gjatës. Ky është një rast pak ndryshe, duke qenë nuk kemi të bëjmë me një këngë të vjetër, por me transformimin e një teksti lirik. Elvana i këndoi maleve, lisave, fushave me lule, për të cilët dikur thurte vargje Naimi.

E përditësuar këtu.