Showbiz dhe TV

Roza Lati: ‘Unë dhe Stine e provuam përsëri, por e dinim’

25 Maj 2016

Roza Lati: ‘Unë dhe Stine e provuam përsëri, por e

‘Ishte një lidhje 3-vjeçare me Stinen’, i ka rrëfyer Roza Lati Orinda Hutës, ‘Pas 3 vitesh të ndarë, u rikthyem përsëri për ca muaj, por më shumë për t’u çmallur, sepse e dinim’

Roza Lati ka rrëfyer në rubrikën ‘Në Makinë Me…’, se lidhja e saj me Stinen ka qenë dashuria e saj e parë e madhe, por shumë e vështirë për një vajzë në moshën e saj: ‘Ishte një lidhje shumë e vështirë’, ka thënë ajo, ‘Nesti atëherë ka qenë 26 vjeç, unë 17 vjeç’. Roza është shprehur se lidhja e tyre ka qenë shumë e ndërlikuar dhe e ngarkuar emocionalisht për të. Kjo pasi, siç ka treguar ajo, Nesti ishte në kulmin e famës dhe shumë vajza e kërkonin:

‘Nuk mund të lidhesh me një djalë 26-vjeçar që është në kulmin e karrierës, simpatik, që i shkojnë të gjitha vajzat nga mbrapa sepse janë ‘fanse’, dhe një djalë lehtësisht i shpërqëndrueshëm. Sadoqë ai më kishte shumë përzemër, kemi pasur shumë përplasje. Njerëzit e tjerë nuk na kanë lënë të qetë’

Ajo ka treguar se kjo lidhje ka mbaruar kur ajo ka qenë 20 vjeç, dhe i është dashur shumë kohë që t’ia lërë të shkuarës: ‘Unë mendoj se femrat mund ta harrojnë një dashuri të madhe vetëm kur vjen dikush tjetër që i bën ta duan më shumë se ai që kanë dashur’. E pyetur nëse ky njeri erdhi për të, ajo ka thënë se po, por pas shumë kohësh.

Roza ka theksuar se jo vetëm nuk është më me Stinen, por është edhe mikeshë në Facebook me Gracielën, partneren e Stines e cila tani është shtatzanë dhe të dy janë në pritje të një fëmije. Ndiqni çfarë ka thënë ajo lidhur me marrëdhënien me Stinen në minutën 19:30: