
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora tregoi se ka akoma aftësinë për t’i shokuar fansat në një set fotografish për revistën “Lui” për muajin shkurt. Ato janw realizuar nga fotografi Terry Richardson.
Ylli 25-vjeçar tregoi format e saj mbresëlënëse në këto foto duke hapur këmishën për të treguar asetet e saj. Këngëtarja e 'Hot Right Now' ka ekspozuar barkun dhe gjoksin e saj të bukur e veshur në mënyrë modeste me një fund të zi të shkurtër dhe kishte mbuluar gjokset me dy yje të vegjël.
Me flokët e saj bjond dhe të çrregullt që të kthejnë pas në kohë, me buzët shumë të kuqe dhe me sytë e lyer si mace, ajo ishte plotësisht e vetëdijëshme se do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi Rita ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në Paris me veshjet e saj.
Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregaj