Showbiz

Arsida rrëfen se po përgatit një kallëzim ndaj G Banit

Arsida rrëfen se po përgatit një kallëzim ndaj G Banit

Arsida, ish-banorja e "BBVA4", ka ndarë një video në rrjetet e saj sociale ku rrëfen se është duke kryer një kallëzim ndaj G Banit për shpifje dhe fyerje ndaj saj, duke iu referuar debatit që dyshja patën natën kur Arsida doli nga shtëpia.

Në video, Arsida sqaron se prej faktit që nuk u ndërmor asnjë masë ndaj ofendimeve që iu bënë nga G Bani atë mbrëmje dhe në vazhdim, ajo ka vendosur ta zgjidhë çështjen përmes rrugëve ligjore, duke u shprehur:

"Unë sapo kam përgatitur kallëzimin penal dhe do ta ndjek çështjen tashmë në rrugë ligjore. Duke qenë se u informova mirë, pashë videot, i analizuam bashkë me avokatët, ofendimet e tij vazhdojnë dy ditë rresht pa fund, duke thyer kështu ligjin e Republikës së Shqipërisë."

Më tej, Arsida vazhdon të thotë se komunikimin e këtij kallëzimi e ka kryer dhe me personat përgjegjës të programit Big Brother VIP Albania, duke shprehur se tashmë u mbetet atyre në dorë nëse duan ta përcjellin këtë mesazh tek G Bani ose jo.

Gjithashtu, ajo tregoi se është e gatshme të tërhiqet prej këtij vendimi, nëse plotësohet ky kusht i saj:

"Unë jam e gatshme të tërhiqem nga vendimi nëse G Bani kërkon falje publike dhe tërhiqet vetë nga emisioni, pra pa televotim."

"Kam shumë besim në organet kompetente shqiptare, por nëse do të shoh sërish padrejtësi apo do të shoh nënvlerësim do ta vazhdoj çështjen në organet kompetente të Bashkimit Evropian, duke qenë se dhe unë dhe G Bani kemi të dy nënshtetësi evropiane," përmbylli ajo në deklaratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsida Cerpja (@arsidacerpja)

 

 

 

REELS

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

Thjesht mendoj se ka shumë gjëra që ende s’i dimë rreth njëri-tjetrit

Pas pushimeve të verës, buxheti im mjafton vetëm për të mbushur këtë karrocë

Leon dhe Matilda në jetën reale 😎

Orari drekës na gjen me dilemën e përditshme! Çfarë do hamë sot tek @greenandprotein.al S’kemi kurre ide te qarta sepse na pëlqejnë të gjitha! Ju keni ndonjë bowl të preferuar? Hajde na frymëzoni se ora 12:00!

Mund të kishte gjetur ndonjë 🇦🇱 tjetër, po nejse.

Mirëmëngjes!

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎

Arsida confesses that she is preparing a report against G Bani

Arsida rrëfen se po përgatit një kallëzim ndaj G Banit

Arsida, the former resident of "BBVA4", has shared a video on her social networks where she confesses that she is filing a complaint against G Bani for defamation and insulting her, referring to the argument the pair had the night Arsida left the house.

In the video, Arsida explains that due to the fact that no action was taken against the insults made to her by G Bani that evening and thereafter, she has decided to resolve the matter through legal means, stating:

"I have just prepared the criminal report and will now pursue the matter through legal channels. Given that I was well informed, watched the videos, analyzed them together with the lawyers, his insults continue for two days in a row without end, thus violating the law of the Republic of Albania."

Arsida further continues to say that she has communicated this report to the people responsible for the Big Brother VIP Albania program, stating that it is now up to them whether they want to forward this message to G Bani or not.

She also indicated that she is willing to withdraw from this decision if this condition of hers is met:

"I am willing to withdraw from the decision if G Bani publicly apologizes and withdraws from the show himself, so without televoting."

"I have great confidence in the competent Albanian bodies, but if I see injustice again or underestimation, I will continue the matter with the competent bodies of the European Union, given that both I and G Bani have European citizenship," she concluded in the statement.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsida Cerpja (@arsidacerpja)