Showbiz

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet baba: “Nuk ka ekzistuar dëshira”

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet

Armend Rexhepagiqi, i ftuar në “Canape”, ka folur ndër të tjera për jetën private dhe për faktin që ai dhe e shoqja, Aida, kanë zgjedhur të mos bëhen prindër. Fillimisht, artisti tha se nuk ka pasur instinktin e prindërit dhe më tej foli për zgjedhjen e tij.

“Nuk e kam pasur (instinktin) dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem, andaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që ne të kemi fëmijë”.

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet

Ai vijoi se ndoshta në shoqërinë ku jetojmë kjo është një temë tabu, por zgjedhja për të mos pasur fëmijë, i takon çiftit:

“Ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm, të cilin e kemi ndjerë dhe e kemi respektuar”.

Artisti tha se nuk është penduar për këtë zgjedhje:

“Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë. Kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt, të cilët kanë fëmijë të vegjël ose krijoj raporte të mira, por me veten nuk e kam ndjerë shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë (të mos kenë fëmijë). Mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te gratë se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo grua duhet të ketë instinkt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndjerë këtë. Nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”.

Aida dhe Armendi kanë vite të martuar dhe mbi 40 vite njohjeje. Ata janë ndër artistët më të shquar në Kosovë e Shqipëri, për shkak të prurjeve të shumta dhe të paharrueshme në muzikë.

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Armend Rexhepagiqi says that he never wanted to become a father: "There was no desire"

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet

Armend Rexhepagiqi, invited to "Canape", spoke among other things about his private life and the fact that he and his wife, Aida, have chosen not to become parents. Initially, the artist said that he did not have the instinct of his parents and further spoke about his choice.

"I didn't have (the instinct) and if I start to elaborate, it seems to me that I start to reason and justify myself, so I simply think that it is enough that there was no desire either on my part or on the part of my wife for us to have children" .

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet

He continued that perhaps in the society we live in this is a taboo topic, but the choice not to have children is up to the couple:

"Maybe in our society this is a taboo topic, I'm sure of that, but it was our mutual decision, which we felt and respected."

The artist said that he does not regret this choice:

"Today I have no regrets, not because I want to affirm what I did, on the contrary, I enjoy being with other children, I love them very much. I have people in my family whom I am very close to, who have small children or create good relationships, but with myself I have not felt it much and I think that this is a right of people to feel (not to have) child). I think that this is also important for women because in some automatic way it is understood that every woman must have a maternal instinct and maybe even a man that of a father, this is not the case. I at least know myself, I have felt this. I do not need to justify myself and in our society I have not spoken, I have let people understand what they want because the fact that I do not have children has not hurt me".

Aida and Armendi have been married for years and have known each other for over 40 years. They are among the most prominent artists in Kosovo and Albania, due to their many and unforgettable influences in music.

Armend Rexhepagiqi thotë se nuk ka dashur kurrë të bëhet