“Ka një mesazh për ty” është titulli I segmentit që hap sezonin e ri të “E diela shqiptare” në 20 Shtator. Kjo pjesë e parë e emisionit maratonë, është frymëzuar nga programi më I famshëm Italian “C’e posta per te” dhe nga paraardhësi I tij “Stranamore”.
Ne qendër të “Ka një mesazh për ty” do të jenë historitë njerëzore: Njerëz që kërkojnë të takohen pas shumë vitesh larg, të dashuruar që duan të surprizojnë njëri-tjetrin, miq që vijnë të vendosin paqen mes tyre e të tjerë apo familjarë që zgjedhin të thonë në ekran një sekret për jetën e tyre. Suksesi I “C’e posta per te” qëndron tek finalja e një historie. Asnjëherë nuk I dihet nëse fundi është I lumtur, I hidhur apo fatkeqësisht nuk ekziston asnjë përgjigje.
Ndryshe nga “C’e posta per te”, që simbol ka zarfin, “Ka një mesazh për ty” do të ketë celularin si mjetin kryesor të komunikimit, por edhe simbolin e skenografisë së re.
Nuk është hera e parë që televizionet shqiptare frymëzohen nga “C’e posta per te”. Përgjatë viteve janë provuar disa variante të programit legjendar, I cili këtë vit mbush plot 18 edicione në Canale 5. Madje pozicioni I Maria de Filippit në këtë serial, është një ëndërr e hershme e shumë prezantueseve shqiptare.
Por nën drejtimin e moderatorit më popullor shqiptar, Ardit Gjebresë dhe nën siglën “E diela Shqiptare” - që tashmë është sprovuar me një sërë suksesesh si p.sh. “Shihemi në Gjyq” – nuk kemi aspak frikë të themi që “Ka një mesazh për ty” do të jetë varianti më I konsoliduar dhe më I vërtetë i ekranit shqiptar.
Si do të jetë pjesa tjetër e “E diela shqiptare”?
Nën regjinë e Aldo Lipes dhe Iv Tases, “E diela shqiptare” kryesisht do t’I qëndrojë besnik rubrikave të deritanishme, por do të ketë ndryshime në përmbajtje.
“Ne jemi çfarë hamë”
“Ne jemi çfarë hamë” nga Blerina Bombaj do të jetë një udhëtim në të gjitha dimensionet e ushqimit. Gjatë kësaj rubrike, do të flitet për risitë e ushqimit, teknologjitë më të fundit në gatime, apo kulturën e të ushqyerit. Por “Ne jemi çfarë hamë” do të vijojë edhe me prezantimin e pjatave tradicionale shqiptare dhe do të na rikthejë nostalgjinë për receta të familjeve tona. Në episodin e parë, Blerina ka udhëtuar në fshatrat e lumit të Vlorës, ku do të na tregojë nga afër se si përgatitet trahanaja.
“Shihemi në gjyq”
Një prej segmenteve më të famshme të ekranit shqiptar, drejtuar nga Eni Çobani, do të vijojë me të tjera konflikte. Suksesi I kësaj rubrikë, ka bërë që njerëzit, të cilët nuk gjejnë dot zgjidhje mes njëri-tjetrit apo në gjykata, të kërkojnë një shpëtim në studion e “E diela Shqiptare.”
“Kënga Magjike live”
Në vijim të traditës disa-vjeçare, sezoni I vjeshtës I “E diela Shqiptare” I kushton një rubrikë, prezantimit të këngëve që konkurrojnë për netët gjysëm-finale të “Kënga Magjike”. Këtë vit “Kënga Magjike” do të jetë live dhe të gjithë pjesëmarrësit në garë, do të prezantojnë këngët e tyre të shoqëruar nga orkestra e “E diela shqiptare”. Nuk do të mungojnë as lojërat argëtuese mes konkurrentësh.
“Telebingo shqiptare”
Telebingo do të rikthehet çdo të dielë në orën 16:00 me Arditin dhe Andresën. Këtë sezon do të ketë shumë ndryshime në spektakël dhe kryesisht në lojën telefonike e cila zë hapësirën më të madhe të Telebingos. Loja nuk do të jetë thjesht me zgjedhje zarfesh, por ccmimet që do të kenë brenda mund të dyfishohen me një lojë të dytë. Loja e dytë “2 herë fat” është frymëzuar nga një prej lojërave më popullore në botë “Ccmimi është I saktë”.