Metropolitan

Anna Wintour kritikoi publikisht Naomi Campbell për vonesën dhe supermodelja nuk e kurseu përgjigjen

Anna Wintour kritikoi publikisht Naomi Campbell për vonesën dhe
FOTO: Dia Dipasupil/Getty

Supermodelja britanike Naomi Campbell dhe ikona e modës Anna Wintour kanë pasur një moment të vogël “përplasjeje” që është xhiruar nga njerëzit në një video që po qarkullon në TikTok. Naomi, u nderua më çmimin “Fashion Icon Award” në eventin e modës “Harlem's Fashion Row Fashion Show & Style Awards” në New York.

Çmimi supozohej që t’i dorëzohej supermodeles nga Anna Wintour, kryeredaktorja legjendare e “Vogue”, po për shkak të një vonese të Naomi-t, ikona e modës mbajti vetëm një fjalim të shkurtër dhe vendosi që çmimin ta dorëzonte te kryeredaktorja e revistës “Harper’s Bazaar”.

“Po e prezantoj sonte këtë çmim për dikë që vonohet shpesh,” thotë Anna Wintour në një video që është shpërndarë në rrjetin X (ish-Twitter).

Wintour pasi e dorëzoi çmimin te Samira Nasr, u largua para kohe nga eventi për të marrë pjesë në ceremoninë e US Open. Nga ana e saj, Campell pasi mori në dorëzim çmimin, vendosi që t’u përgjigjej vërejtjeve të Wintour për vonesën dhe mungesën e korrektesës.

"Çdo gjë funksionon ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk ishte zgjedhja ime që ta kisha atë zonjën tjetër këtu,” u shpreh Campbell duke iu referuar Anna Wintour.

Pavarësisht kritikave, kryeredaktorja legjendare e “Vogue” nuk e mohoi vlerësimin e saj për supermodelen gjatë një interviste për “USA Today”.

"Naomi është sinqerisht një nga njerëzit më guximtarë që njoh, një cilësi që ishte e dukshme që në fillimin e karrierës së saj kur filloi të fliste për pabarazinë dhe padrejtësinë ndaj grave me ngjyrë,” tha ajo.

Edhe supermodelja nga ana e saj nuk i kurseu vlerësimet për Wintour duke folur për mbështetjen që ajo i ka dhënë gjatë karrierës si modele ndër vite.

“Faleminderit Anna Wintour për mbështetjen gjatë karrierës sime që prej vitit 1987. Ti zgjodhe të takoje një vajzë të re me ngjyrë nga Londra në zyrat e Vogue dhe më dhe një shans për të qenë në kopertinën e revistës. Kjo pati shumë ndikim në punën dhe karrierën time si modele,” përfundoi Campbell.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: People

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Anna Wintour thinks Naomi Campbell isn't fair with her schedules, and the model has an answer

Anna Wintour kritikoi publikisht Naomi Campbell për vonesën dhe
PHOTO: Dia Dipasupil/Getty

British supermodel Naomi Campbell and fashion icon Anna Wintour had a little "bump" moment that was captured by people in a video that is doing the rounds on TikTok. Naomi was honored with the "Fashion Icon Award" at the fashion event "Harlem's Fashion Row Fashion Show & Style Awards" in New York.

The award was supposed to be presented to the supermodel by Anna Wintour, the legendary editor-in-chief of "Vogue", but due to a delay by Naomi, the fashion icon gave only a short speech and decided to present the award to the editor-in-chief of the magazine " Harper's Bazaar”.

"I'm presenting this award tonight to someone who is often late," says Anna Wintour in a video shared on the X Network (formerly Twitter).

After presenting the award to Samira Nasr, Wintour left the event early to attend the US Open ceremony. For her part, Campbell, after receiving the award, decided to respond to Wintour's remarks about the delay and lack of correctness.

"Everything works the way it's supposed to. It wasn't my choice to have that other lady here," Campbell said, referring to Anna Wintour.

Despite the criticism, the legendary editor-in-chief of "Vogue" did not deny her appreciation for the supermodel during an interview with "USA Today".

"Naomi is honestly one of the most courageous people I know, a quality that was evident early in her career when she began speaking out about inequality and injustice against women of color," she said.

Even the supermodel, for her part, did not spare praise for Wintour, talking about the support she has given her during her career as a model over the years.

"Thank you Anna Wintour for supporting my career since 1987. You chose to meet a young black girl from London at the Vogue offices and give me a chance to be on the cover of the magazine. This had a huge impact on my work and career as a model,” concludes Campbell.

Suggested Articles: 

 

Source: People