Rreth një muaj më parë, kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani bëri publike lidhjen e tij me moderatoren Fatma Methasani. Çifti po jeton një romancë pasionante dhe duket se që të dy janë tmerrësisht të dashuruar pas njëri- tjetrit.
Kaq shumë, sa Alfio shkoi dhe bëri tatuazh dashurinë e tij për Fatmën. Çfarë tjetër veçse një zemër të vogël të kuqe!
“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë aq të bukura për të të thënë sa shumë të dua!... Prandaj vendosa të të kem në lëkurën time për të të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës sime.” shprehet Rrotani përmes një postimi në Instagram.
Në fakt dedikime të tilla janë shumë të shpeshta mes çifteve të reja, të showbiz- it e jo vetëm.