Anabelizim

Rrëfime shqiptare: Këto histori të frikshme bëni mirë të mos i lexoni vetëm!

Rrëfime shqiptare: Këto histori të frikshme bëni mirë

“Nuk kishte shumë që kisha vënë vajzën në gjumë, ndërkohë që më zuri edhe mua [gjumi]. Drita e dhomës ishte e ndezur sepse vajza ishte e vogël. Më vonë, dëgjova një zhurmë dhe u zgjova e trembur. Shoh që afër dritës po fluturonte një lakuriq nate. Krahët i kishte shumë të gjatë, u tremba shumë pasi isha dhe vetëm në shtëpi. Nxora vajzën nga dhoma dhe u mundova ta nxirrja jashtë dhe e kapa me një peshqir. Mora gërshërë dhe e mbaja fort shtrënguar me gërshërë tek krahu. E hodha jashtë më vonë. I thashë burrit dhe më tha që ka qenë shtrigë. S’e besova. Ditën tjetër, një i moshuar i lagjes vdiq.”

“Ka ndodhur një vit më parë, në dimër. Unë punoja gjithë ditën dhe vija në shtëpi vonë. Futem tek dhoma e prindërve dhe aty shoh dikë që po krihej. Mendova mos ishte mami dhe i them të vijë në kuzhinë. Mbyll derën dhe futem në kuzhinë, kur shoh që ishin të gjithë aty. Edhe mami. Unë shtanga dhe nuk fola. Shkova me vrap në dhomë, hapa derën dhe s’kishte asgjë. Vetëm perdja lëvizte pak.”

“Mbaj mend që diku rreth orës 4 të mëngjesit ndiej një si siluetë që nuk si ta shpjegoj, si njeri i veshur me të zeza. Ai vjen drejt meje dhe më kap prej fyti dhe as lëvizja dot, as flisja. Nuk dija çfarë të bëja, derisa u largua vetë.”

“Para 10 vitesh, shkoj për darkë në një shtëpi. Në atë kohë, aty jetonte një vajzë e vogël e moshës 3-4 vjeç bashkë me nënën. Vajza tregonte shpesh për një vajzë të vogël që hynte në dhomë dhe luante me lodrat e saj. Të gjithë nuk e besonin dhe mendonin se ishte thjesht një shok imagjinar. Por vajza këmbëngulte dhe e përshkruante me detaje. Atë natë që u ndodha aty, u ngrita për në tualet. Në korridorin e katit të dytë, ku ndodhej tualeti, pashë një vajzë të vogël me kurriz që hyri në dhomën e vajzës. Unë mendova se ishte Zoe (emri i gocës) dhe nuk i kushtova rëndësi. Në mëngjes, pyeta të ëmën e vajzës që nuk ka frikë që fëmija ngrihet natën vetëm. “Nuk ka si ngrihet, ajo krevatin e ka me anësore dhe nuk të lejon të zbresësh,” më tha. Shtangëm të dy. Më vonë, erdhi dikush dhe e bekoi shtëpinë. Morëm vesh që ajo shtëpi kishte qenë punishte para shumë vitesh, ku shumë fëmijë jetimë përdoreshin për punë krahu, shpeshherë të sëmurë dhe të pangrënë. Një pjesë e tyre edhe kishte vdekur.”

“Ishte ora 1 e natës kur diçka bërtiti dhe qentë e lagjen nisën të lehnin a ngullinin. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, por ka ndodhur disa herë. Madje edhe vëllai im e ka dëgjuar.”

“Isha tek disa të njohur në fshat. Pasdite vonë, po qëndronim jashtë në oborr. Zonja e shtëpisë shkoi dhe mori disa sende në kuzhinë dhe del duke thënë “Po, kush më thirri?”. Ne pamë njëri-tjetrin në sy, kur papritur dëgjojmë një zë që vërtet thërriste emrin e zonjës. Në tokë dëgjonim ca si të trokitura. U trembëm shumë, askush nuk foli.”

“Kjo i ka ndodhur familjes së babait tim. Një ditë gjyshi u ngrit dhe shkoi në tualet. Kur po kalonte, pa tek dhoma ku flinte vëllai i vogël babit (xhaxhai im) një grua të veshur me të bardha që e fërkonte tek koka dhe pëshpëriste disa fjalë. Ajo ia bëri me shenjë gjyshit të mos tregonte, por ai i trembur shkoi dhe i tha gjyshes. Disa ditë më vonë ai vdiq. Të gjithë i thanë gjyshërve që nuk duhet të tregonin për atë që panë, pasi ishte zanë ose shpirt i mirë.”

“Askush nuk më beson Anabel. Jetoja në periferi të Tiranës para disa kohësh. Ajo shtëpi ma merrte frymën. Sa hyja më fillonte një si gjendje ankthi. Më dukej sikur nuk isha vetëm. Sikur dikush më vështronte. Njerëzit më thonin që është imagjinata ime, por unë dëgjoja ca zhurma të çuditshme çdo natë, si tip bisedimesh po zërat vinin si të mbytur. Murin dukej sikur e gërvishte dikush. Nuk mundesha më, por ndërrova shtëpi.”

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Albanian stories: These frightening stories do good not to read it alone!

Rrëfime shqiptare: Këto histori të frikshme bëni mirë