Këngëtari shqiptar Seven Saraqi ka lajmëruar për një bashkëpunim mes tij dhe këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.
Në një intervistë për emisionin “SevenBizz” (min 04:01), këngëtari me origjinë nga Kosova ka ta treguar përpjekjet e tij për të depërtuar në tregun ndërkombëtar dhe kryesisht atë amerikan.
Ai gjithashtu është shprehur se së bashku me Bebe- n kanë punuar një version demo të këngës që pritet të sjellin bashkë.
Ndërkohë vetëm pak orë më parë është publikuar në platformën youtube edhe klipi i ri i Seven në bashkëpunim me Tunën që mban emrin “Maria”. Një klip i mbushur me skena sensuale në të cilat ka marrë pjesë edhe modelja shqiptare Vildane Zeneli.