Pas Majkut, Capital T, Elinelit, Lyrical Son dhe Mc Kreshës, Albani vjen me një tjetër bashkëpunim me një reper të suksesshëm. Bëhet fjalë për këngën me Noizyn, projekt të cilin këngëtarët e zbuluan pak minuta më parë përmes postimeve në Instagram.
Nga videoja e postuar, kuptohet që kënga i referohet historive të suksesit, të cilat ngrihen mbi vështirësitë e jetës.
Nisur nga rastet e mëparshme, si bashkëpunimi me Majkun në këngën “Mrekullia e 8”,
Capital T me “Një Ëndërr”,
Elinelin dhe “Kam Nevojë”,
"'93" me Lyrical Son,
e së fundmi “Ping Pong” ft. Mc.Kresha,
logjika na bën të mendojmë se do të jetë e ndërtuar njësoj si gjithë të tjerat, por mund të rezultojë e kundërta. Pra, të jetë e gjitha kënga rep, përveç refrenit. Projekti duket interesant sa edhe kryebashkiaku e paska dëgjuar dhe pëlqyer.
Hmmm ja të presim.