Health

Alarmi i OBSH-së për Covid: Gjysma e rasteve të reja në mbarë botën janë në Europë

Alarmi i OBSH-së për Covid: Gjysma e rasteve të reja në
Foto: Francois Mori, AP

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje urgjente qeverive europiane që të përforcojnë në vend që të zvogëlojnë monitorimin e Covid-19. OBSH paralajmëroi për një dimër potencialisht të vështirë pasi një valë e re infeksionesh po përfshin kontinentin.

Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, tha se ishte "shumë e qartë" se rajoni u përball me një rritje të infektimeve të nxitur nga variantet shumë të transmetueshme të Omicron BA.2 dhe BA.5 dhe se infektimet mund të rriten më shumë në sezonin e vjeshtës për shkak të qëndrimit më gjatë në ambiente të mbyllura.

Kluge tha se rastet e reja ishin trefishuar gjatë gjashtë javëve të fundit dhe afër 3 milionë infeksione të reja u konfirmuan javën e kaluar. Pothuajse gjysma e të gjitha rasteve të reja në mbarë botën janë në Europë, tha ai, ku edhe shtrimet në spital për shkak të virusit janë dyfishuar.

Shtrimet në kujdesin intensiv mbeten relativisht të ulëta, tha Kluge, por ndërkohë që rriten nivelet e infeksionit në popullatat e moshuara, pothuajse 3,000 njerëz në javë po vdesin nga Covid.

Kluge theksoi se duhet të rritet vaksinimi i popullatës së përgjithshme, të administrohen dozat e dyta përforcuese për të gjitha popullatat në rrezik dhe të promovohet përdorimi i maskave në transportin publik.

Më e rëndësishmja, autoritetet duhet të vazhdojnë të monitorojnë dhe gjurmojnë evolucionin e virusit, i cili mbetet shumë i paparashikueshëm, tha ai. "Shumica e vendeve në rajonin europian e kanë ndaluar ose reduktuar në masë të madhe mbikëqyrjen.”

Deklarata e OBSH-së vjen pas një paralajmërimi të ngjashëm nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila tha javën e kaluar se në rajon ka "një rritje të shkallës së infektimeve dhe shtrimit në spital" në të gjithë Europën.

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

WHO's Covid alert: Half of the new cases worldwide are in Europe

Alarmi i OBSH-së për Covid: Gjysma e rasteve të reja në
Photo: Francois Mori, AP

The World Health Organization (WHO) has urgently called on European governments to strengthen rather than reduce the monitoring of Covid-19. The WHO warned of a potentially difficult winter as a new wave of infections sweeps the continent.

Hans Kluge, the WHO regional director for Europe, said it was "very clear" that the region faced an increase in infections driven by the highly transmissible variants of Omicron BA.2 and BA.5 and that infections could grow more in the autumn season due to staying longer indoors.

Kluge said new cases had tripled over the past six weeks and close to 3 million new infections were confirmed last week. Almost half of all new cases worldwide are in Europe, he said, where hospitalizations due to the virus have also doubled.

Intensive care beds remain relatively low, Kluge said, but as infection rates rise in older populations, almost 3,000 people a week are dying from Covid.

Kluge stressed that vaccination of the general population should be increased, second booster doses should be administered to all at-risk populations and the use of masks on public transport should be promoted.

Most importantly, authorities must continue to monitor and track the evolution of the virus, which remains highly unpredictable, he said. "Most countries in the European region have banned or greatly reduced surveillance."

The WHO statement follows a similar warning from the European Center for Disease Prevention and Control (ECDC), which said last week that the region was seeing "an increase in the rate of infections and hospitalizations" across Europe. .