Që prej 7 majit, ku reperja Loredana Zefi u arrestua nga policia e Luzerner- it për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje parash, Fifi është këngëtarja e parë (pas Mozzik- ut dhe Getinjos) që mban një qëndrim publik rreth skandalit në fjalë.
Pak më parë, Fifi ka postuar në Instagram Story një video të fundit të Loredanës, mbi të cilën shkruan:
“Loredana edhe pse nuk njihemi personalisht, si të Ferizajit që jemi të dyja, si do që të shkojë kjo histori, ke mbështetjen time vajzë. Unë jam me ty.”
Përsa i përket videos së sotme të reperes, ajo ka lajmëruar se do të anulojë të gjitha festivalet.
View this post on Instagram
"Natyrisht, unë po prisja që të festoja me ju, por tani nuk është momenti dhe shpresoj që do të më mirëkuptoni.” ka deklaruar reperja.
Fillimisht u tha se Loredana akuzohej për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave me vlerë prej afro një milion frangave. Paratë pretendohej të ishin marrë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Më pas, nëna e re (ju kujtojmë se ajo dhe partneri Mozzik janë prindër të një vogëlusheje, Hanës) u la e lirë pasi "nuk bëhej fjalë as për arratisje dhe as për ndonjë rrezik tjetër".
Situata në fjalë u pasua edhe me dy padi të tjera. Më 10 maj, Loredana Zefi theu heshtjen nëpërmjet një konference të tranmetuar live te Prive Klan Kosova. Reperja, e shoqëruar nga partneri i saj Mozzik dhe 2 avokatët foli rreth akuzave të bëra ndaj saj pak ditë më parë nga çifti zviceran.
“Unë jam Loredana Zefi. Faleminderit që keni ardhur për të më dëgjuar. Unë ndodhem këtu për të xhiruar një spot.Ky spot është planifikuar shumë më herët sepse nuk kemi asnjë arsye për ta shtyrë. Sipas mediave, çfarë kam lexuar unë mund të them që shumë gjëra janë ndryshe. Për mua çfarë është me rëndësi të dijë shteti shqiptar, gjerman dhe zvicerian është që prej asnjë personi nuk janë marrë para me dhunë, nuk janë marrë me mashtrime dhe as me kërcënime.Këto para, shumën e të cilave nuk e di janë marrë me vullnet të pastër të palës tjetër. E gjithë kjo ka filluar në 2016- ën dhe unë s’kam qenë e përfshirë. S’kam ditur asgjë rreth kësaj historie. Në 2018- ën, anëtarë të familjes Zefi që ishin brenda këtyre punëve më kanë treguar se mundësia e fundit për ta mbyllur këtë rast është viti 2018, por nuk e di çfarë kanë bërë këta persona me njëri tjetrin." u shpreh e akuzuara ndër të tjera.
Për më shumë lexoni këtu, këtu, këtu ose këtu.