Kristen Bell është treguar e sinqertë me fëmijët e saj - dhe me Jimmy Kimmel - për eksperimentimin me drogën në të kaluarën.
Gjatë një bisede në "Jimmy Kimmel Live", Bell zbuloi se u tregoi të dy fëmijëve për kohën kur përdori "kërpudhat magjike" në ditëlindjen e saj të 40.
"Babai i tyre është në rehabilitim për alkoolin, kështu që ai ka qenë gjithnjë shumë i sinqertë me fëmijët, në lidhje me atë se çfarë i bën alkooli trupit tuaj, si ju bën të ndiheni qesharak dhe si ju dëmton", u shpreh Kristen.
Aktorja së bashku me partnerin e saj, Dax Shepard, kanë vendosur të jenë mëse të sinqertë kur bëhet fjalë për marrëdhënien që duan të krijojnë me fëmijët e tyre.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Bell flet për eksperiencën e saj me kërpudhat.
Ajo foli rreth tyre me Dr. Priyanka Wali në podcast-in "Hypochondriactor". 42-vjeçarja tregoi se u frymëzua për të eksperimentuar, pasi lexoi librin "How to Change Your Mind", si një mënyrë e re për të luftuar ankthin.
Aktualisht, FDA po kryen prova për të parë efektet që kanë kërpudhat tek njerëzit me depresion të rëndë dhe ka thënë se rezultatet e deritanishme premtojnë për një "terapi të re". Psilocybin ose kërpudhat magjike shkaktojnë halucinacione, si edhe të vjellja, zverdhje, relaks ose përgjumje, nervozizëm, paranojë, panik dhe psikozë.
Burimi: Pop Crush