Pasi i dha fund një romance intensive me fotografen St. Vincent, Kristen Stewart është tani në marrëdhënie me ëngjëllin e Victoria's Secret, Stella Maxwell.
"People" shkruan se ato po përjetojnë shumë emocione bashkë dhe se janë të dashuruara kokë e këmbë. Një burim tregon se modelja po qëndron aktualisht në shtëpinë e Kristen Stewart, në Los Angeles.
Aludimet e para filluan kur çifti u pikas në Savannah të Georgia-s, ku Kristen po luan në filmin "Lizzie". Burimi tregoi për "People" se Kristen dhe Stella kaluan shumicën e kohës bashkë, dhe se aktorja dukej shumë e lumtur.
Megjithatë, ato janë përfolur edhe më parë, kur u larguan bashkë nga festa, pas Met Gala-së, në muajin maj.