‘Sapo provova një dietë të re. Quhet ‘I Humbur në Det’. Nuk do t’ua rekomandoja’. Kështu shkruan Chriss Hemsworth pranë fotos së fundit që ka shpërndarë në rrjetet sociale (foto 2). Ai luan në një film të ri me titull ‘In the Heart of the Sea’ (Në zemër të detit), për të cilin i është dashur t’i nënshtrohet një diete drastike, dhe një ndryshimi tërësor në paraqitje. Filmi rrëfen aventurat e personazhit të tij, që gjendet i humbur në mes të detit e i duhet të mbijetojë.
Aktorin Australian jemi mësuar – bashkë me të vëllanë, Liam Hemsworth – t’a shohim shumë të tonifikuar, me shpatulla e krahë muskuloze (foto 3), në filma si ‘Borëbardha dhe gjuetari’ apo ‘Thor’. Por role të tilla, prej Robinson Crusoe-i, janë një sfidë për aktorët e të gjitha gjinive, jo vetëm sepse u duhet të rrinë pa ngrënë për muaj të tërë që të arrijnë pamjen e duhur për personazhin, por edhe sepse u duhet të mbushin kinematë jo më prej buzëqeshjes apo tricepsit, por prej lojës së tyre aktoriale.
Burimi: DailyMail