“Një ëndërr” e ka quajtur një nga meshkujt më tërheqës të Hollywood-it bashkëjetesën me parteneren e tij, aktoren Eva Mendes. Në një intervistë për “GQ”, Ryan Gosling pranoi se ‘ishte shumë i lumtur me të dashurën e tij dhe dy vajzat e tyre’.
“Eva është mamaja e ëndrrave dhe ata janë fëmjët e ëndrrave, është sikur jam në një ëndërr. Po ëndërroj,”- tha Gosling për revistën. 36-vjeçari dhe e dashura e tij janë njohur në sheshxhirimin e dramës “The Place Beyond the Pines”, 5 vite më parë.
Pas pesë vitesh frekuentim, dyshja ende nuk e ka kurorëzuar dashurinë në martesë, megjithëse mendohet se mund të kenë realizuar një ceremoni sekrete këtë vit. Ata sollën në jetë vajzën e parë, Esmeralda, në vitin 2014-të, ndërsa në prill të këtij viti, erdhi në jetë Amanda, vajza e tyre e dytë.
Burimi: Harper’s Bazaar