Letra 1
@Pershendetje Anabel Nuk di nga ta filloj kte histori....Duart po me dridhen syt me jan mbushur me lot .Po gjera qe ndodhin dhe ne si ndryshojm dot .Isha vetem 17 vjec kur u njoha me nje djal 25 vjec qe e doja dhe me donte shume ..Kishim menduar qe jeten ta kalonim bashk sapo te mbaroja gjimnazin cdo gje do beheshte serioze dhe familjare .Por gjithcka ndryshoj kur mbarova shkollen mora vesh qe isha shtatzan .Per mua cdo gje ndryshoj nuk dija se ca po me ndodhte stres heshtje vetmi lot sikur me kishte ren qielli mbi kok. E nuk mund ti tregoja per shtatzanin mirpo prinderit e moren vesh qe une kisha 2 vjet qe kisha lidhje me ate djalin ...por nuk ishin dakorte qe ne te vazhdojen Keshtu qe me derguan ne Greqi qe te shkeputja cdo kontakt me E...Pasi shkova ne greqi aty fola me gocen e halles ku dhe me ndihmoj qe te shkojem bashk qe te beja abortin .....Me E cdo gje u shkeput asnje kontakt qe diten qe ika as e mori vesh se ku shokova dhe kur ika...Pasi kaluan 2 vjet njoha nje cun nga Saranda ku dhe sot jam e martuar me te dhe kemi 1 djal qe e eshte gjith jeta per mua qe e dua cdo min qe kalon ......Por E s'e kam harruar akoma dhe mendoj se po te kisha biseduar me E per shtatzanin gjithcka do ishte shume me ndryshe ndoshta do ishim bashk.....E nqs e lexon kte leter tme falesh qe ste kam treguar Me faal po keshtu erdhen punet hodha hapin pa e menduar
Letra 2
Pershendetje anabel Me falni nese bej naj gabim gramatikor po sinqerisht se kam mendjen fare te shkrimi ... Ajo qe nuk mundja t'ia thoja kurre prinderve te mi mam , bab e dini ju sa mka lendu mu mosprezenca juaj ne jeten time ne ditet e mia te adoleshences, ne periudhen kur rash ne dashuri per here te pare , dreqi ta haj nuk mundet te qendronit bashke per hir te meje dhe vllait ok u ndate nuk mund qendruat pran meje po me lat vetem ne meshire te fatit me gjyshrit e mi .Po te mos ishte per dashurine e tyre un do vdisja ju nuk e dini sa here kam tentuar te vras veten , sa here kam qare naten , sa fjale kam degjuar nga shokt a ke vlla ti ?? Kam dhe un zemer un ju fsheha aq shum gjera qe ju mos lendoheshit te ishit te qet te lumtur ju fsheha dhe at tentimin per perdhunim ku isha e vogel ju fsheha edhe shum gjera te tjera qe ju mos merziteshit dhe un luftova me dhimbjen luftova po ju c'bet me thoni c'bet u perpoqet ndonjehere per lumturin time e bet ket ??? -Jo kurr Duaaa aq shum t'iu them gjith vuatjen time ne sy po prap un mendoj per lumturin tuaj , per ju pavarsisht cdo gjeje ...
Anonim tlt anabel
Letra 3
Pershendetje Anabel ! Ajo qe nuk munda te te tregoja kurre eshte se une nuk te doja vetem si shoke , por te dashuroja si e marre .Por ti kurre nuk e kuptove , isha nje vajze shembull per ty nuk kishte te tjera si une , keto ishin fjalet qe degjoja cdo dite nga ty . Por ti kurre nuk me shikove si femer . Dhe une heshta dhe vazhdoje te heshte dhe sot , dhe pse thelle do te doja te ulerisja Te dua ! Por tani eshte teper vone ti je ne krahe te shoqes time . Ndersa une nuk te harroj dot dhe pse nuk te pata kurre dhe nuk do te te kem kurre . Vazhdoj te te dua ne heshtje dhe dridhem kur te shikoj . Dhe kjo heshtje me shkatrroj miku im , sepse nuk mudem te shikoj askend nuk mundem ti jap askujt nje shanc per te me njohur ! Anonim te lutem
Letra 4
Mbrema anabel.. Doja ti thoja atij te cilit ndaj shtratin gjerat qe skam mundur tja them e qe sdo tja them kurr..e dija shum mire se njerzit e tu sme deshen..sme deshen se origjina ime eshte fshati edhe pse une jam mjaftueshem e arsimuar..ste kam then kurr qe ju perseri sme deshet se une..une jam nje laluce dhe e shkathet madje ..akoma sot egzistojn diferencimet e fese..ste kam then kurr qe te tradhtova me nje person qe ti e njeh..se ti me percmimin tend me shtyve ne krahet e tij..fundja ai isht nje cun i mire qe ishte viktima ime per te nxjer inatin..ste kam then kurr qe e urrej kur nderhyni ne gjerat e mia..dhe ste kam then kurr qe te urrej se po me mohon nje femije.. Te lutem anonimjaa
Letra 5
Mirembrema Anabel, Ajo qe kurre nuk e thash eshte fjala "TE DUA". Kurre nuk munda tja vija ne dukje qe une e doja ate ashtu sic ishte.Ajo kishte me dhjetra vese,por une i doja te gjitha veset e saja sepse ne fund te fundit doja ate femer dhe cdo qelize te saj.Provova dashurine e vertete,ate qe te vjen nje here ne jete...por nuk e shpreha dot ate sic duhej.Nuk e thash dot fjalen "TE DUA" me plote gojen. Kishim 5 muaj te lidhur dhe cdo gje shkonte per mrekulli,derisa nje dite vere qielli per mua u nxi. Ajo u nda nga jeta 3 vjet me pare kur ne po ktheheshim per ne Tirane nga Durresi. Aksidenti yne me makine qelloi fatal per te,ndersa une fatkeqsisht shpetova. Me ikjen e saj nga kjo jete,iken dhe ndjenjat e mia humane...iku pjesa me e madhe e zemres time.Cdo dite fle e zgjohem me te... Dua vetem ti kap doren dhe njehere dhe ta puth lehte...
Jeta na sprovon ne menyra te ndryshme dhe te nesermes kurre nuk i dihet.
Letra 6
Fjalet qe nk ti kam thene kurr babi!! Ba te dua dhe kte nuk ta kam thene kurre. Te dua me gjith forcen e shpirtit tim te dua sa qielli e pertej cdo limiti. Sa here kthehem ne shpi me vjen te te hidhem ne qafe e te perqafoj per ore te tera por nuk e bej sepse ajo figura jote e rende me ndalon vrullin. Me qan shpirti kur shof sa lodhesh ne pune dhe sa i vuajtur je. Me beso se po bej gjithcka per te te bere krenar dhe betohem ne ty se do e bej. Me fal per fjalet e bukura qe nuk ti kam thene kurr me fal qe nuk ta shpreh dot dashurine. Te adhuroj
Letra 7
Anabel Jam nje grua e ve. U dashurova qysh ne moshen 17-vjecare , u arratisa nga shpia me ate , duheshim si te cmendur , u martuam por familja ime nuk me foli me . Te 2 vazhduam universitetin ishim shum te lumtur sebashku dhe sapo ta mbaronim kishim n plan te benim femije. Ne moshen 26 vjecare ai vdiq nga mbidoza , kam vuajtur shume e doja e doja me zemer dhe po ate dite qe vdiq nuk arrita dot ti thoja qe po prisja nje femije . Familja e tij me braktisi , u bera e fort dhe punova fort per djalin tim . U martova perseri me nje zoteri burr dhe ai vdiq ne nje aksident ne kohen qe isha shtatzan perseri ne muajin e 8 . U martova per her te trete por ai vdiq nga nj atak kardiak dhe aty i dhash fund dashurise sime nuk paska qen e shkruar per mua te dashuroj . Sot jam 47 vjece dhe jetoj me france asgje nuk me mungon femijet i kam prane por dhe ata do krijojne jeten e tyre dhe pleqerin do ta kaloj vetem , kam frik te martohem perseri sepse une qe bera at krim x tu largu nga familja me ate mosh po i shoh pasojat sot . Ajo qe nuk arrita kurre te tregoja burrit te pare qe fryt i dashurise sone ishte femija
Letra 8
mirembrema.une po shkruaj nga burgu dhe jam vetem 23 vjec,une smunda ti them kurre asaj se sa shume e doja dhe e dua sepse e dija qe sdo e besonte kurre, fatkeqsia ime ishte se u dashurova me shoqen time dhe te dashuren e shokut tim te ngusht te femijerise.qe sot jane te fejuar.e doja me shpirt ne syte e saj me dukej sikur shihja veten,ajo ishte kaq e embel sa pa e kuptuar e dashuroja cdo dite e me shume.dhe kur e mendoja se ai e prekte e kishte te tijen dhe kur e puthte ne sy tim bota me shembej ne koke.une zgjodha nje rruge te shkurter u mora me gjera qe me cuan ktu ku jam sot.dhe i kerkoj falje vellait tim ja kerkoj me shpirt une do ta dua gjithmone ne heshtje dhe kurre nuk nderhyj mes tyree edhe nese se poston seshte problem sepse mjafton dhe ti zh ta lexosh do me duket sikur e kam hequr nje siklet dhe sikur ajo e di.uroj mos me paragjukoni por une sja prish lumturin askujt.
Letra 9
mirmbrema. Nuk munda ti tregoja dot kurre vellait tim te vogel se sa shume e doja se sa shume i afeksionuar isha me te qe pa lindur akoma. Kur ai erdhi ne jete dhe mesova lajmin e tmerrshem te semundjes se tij dicka brenda zemres time u thye. Ai ishte autik. Mundohesha ti shmangesha dhe si nje burracak pretendoja se nuk me interesonte askush , madje as ai. Por isha i frikesuar , dridhesha nga frika kur mendoja qe nuk do degjoja kurr nje fjale nga goja e tij,nuk do me donte kurre ashtu si e doja un, keshtu qe vendosa te mos e dua.Por ai ishte njeriu me i mire ne bote,me priste gjithmone derisa kthehesha ne shtepi dhe shpesh merrte topin dhe ma hidhte te kembet(nuk me thoshte dot se donte te luante)dhe un e refuzoja dhe largohesha duke e len vetem. Me fal vella qe kam patur frik te te dua, dhe te te qendroj prane per shkak se mendjet tona funksiononin ndryshe. Por tani me ka marre malli per ty bro . Waiting for you to come back! Kete here te premtoj qe do te jem shume me i mire kur te kthehesh nga Amerika!
Letra 10
mbrema revista anabel . . ju pergezoj per kte faqe kaq te bukur . ju luTem mund ta publikoni pak kte letren , por anonim . ju lutem . . anonim . .Kjo leter esht per ty baba...dhe ty po te drejtohem...Do vij nje dit qe perpara do t'dal,dhe a do falem apo do denohem? A do jemi serish dikur si me par?A do ta bredhim serish boten mbar? Shum pytje i boj vetes po nuk po gjej pergjigje,jam i futur ne nje dhom pa liri e shtigje.Jam ne nje bot ku te vdes dhe endrra,jetoj me kujtime dhe fort me rreh zemra.Kujt tja them ket histori? Te kush te qahem e kujt t'ja tregoj? Kush me jep t'drejten vall,e kush do me gjykoj? Kam frik te flas baba,jam mbyllur ne qeli dhe ne boten time,askush s'ma qan hallin,vetem zemra ime. E kam te coptuar,eshte cop e therrime.Zoti jeten ma fali,ti baba me prite,sot jam 20 vjec, ti baba me rrite,emrin qe gezoj ti baba ma ngjite.Ti me bere kaq sa jam,ti me dhe mbiemrin qe kam.Me mesove perralla te bukura e tregime,ti me dhe drejtim per rruget e jetes time.Me mesove ca esht besa,dhe me nder e bes te jetoj.Cdo fjal qe me ke then me mall e kujtoj.Kurr s'mund te harroj se si ti me fale bekim,dhe un si shperblim te fala denim, jo vetem ne shpirt, por dhe me burgim.Te privova lirin qe kishe, baba...te ndava nga bota qe ishe. Ati im keto fjal qe po ti them i kam peng ne zemer. Eshte histori e hidhur si ve dot as emer,keto fjal per ty po i shkruaj n'leter, t'kam larg baba, s'gjeta menyr tjeter, me eren do ta dergoj si ne kohen e vjeter. Ti se meriton te jesh aty ku je sot, gjithcka do kisha dhen per kohen, qe ta ktheja pas, por nuk mundem dot. Cdo nat per ket gje mendoj, por e kam te kot. E di se per mua, malli shum te merr, e di se mungesen time ti shum e ke ndjer. Ankthi jot per mu zemren po ta ther. Dua te me falesh bab, se bera gabim, por kurr mos harro se bota eshte mashtrim...Kurr per at bot nuk do flas me gzim. Askujt nuk i qahem, se nuk gjej ngushellim, sepse jeta eshte e bukur ne femijeri, e veshtir ne vazhdim, por e dhimbshme ne perfundim. Kurr mos harro bab se n'ket bot po fjete shum gjat, kurr nuk ka me zgjim, po u mbyt varka mes detit bab, nuk gjen shpetim, ku esht realiteti esht film me trillim. Un vertet gabova shum u nxitova, veten dhe ty drejt ferrit e cova, por dashurin qe me fale, thell ne shpirt e mblodha. Sepse ma fale ti, askujt nuk ja vodha . Un jam mir bab, ti mos u merzit, me djemt qe jam ketu, muaji duket ore e viti sa nje dit. Duhet te kesh kurajo, se dikur cdo gje mbaron, cdo gje e kaluar vjen dita dhe historia e tregon. E di qe kur ti lexosh kto fjal, ti shum do brengosesh. Ne krevat i shtrir do rrish me shum do burgosesh. E di qe lotet do dalin, por duhet ti mbash, tregoi shokeve per letren dhe per mua, por amanet nga un nuk duhet te qash. Kur tryeza do te shtrohet oreksi do te jet prer, por duhet te hash.Dua te jesh krenar per familjen ton dhe koken lart ta mbash. Letren qe ta nisa nen jastik do ta ruash, sa her ta lexosh, ky esht djali im, shokve do t'ju thuash. E kam djalin trim, sa her letren ta lexosh, shokve do i thuash, ky esht Romi IM. Adoleshencen e kaloi nisi burrerin. Bab ktu po e mbyll, por me shum puthje e perqafime nga un djali jot, por shum te fala e urime per ty vijn nga shoket e dhomes sime. Sa me shpejt jasht, dhe kurr me mos e pafsh ate der. Jeten do te falja vec ty t'shof t'lir qoft "EDHE NJE HER"
Letra 11
Pershendetie anabel histori ime eshte shume e thjesht kame nje komshi te te pallati ku jetoj dhe skam kurajo qe ti them te DUA ajo per mua eshte vete jeta momentet kur e takoj A si ne pallat ose ne rruge me levis zemra nga kraharori jam munduar ti them per dashurin time asaj po nuk kam kurajo ti them... Ju lutem me jepni mendimin tuaj si do veproni.
Letra 12
fjale qe nuk e kam thene kurre dhe dashuria qe nuk e kam shprehue kurre eshte ajo per prinderit e mia.jam mirenjohese per cdo gje qe kam arritur ne kete jete atyre dhe te vetmeve qe jane munduar te me mbrojne nga kjo bote dhe te me paralajmerojne per cdo te keqe qe do me prese rrugen drejt enderrave te mia.ata te cilet me kane mesuar se duhet te luftoj fort per gjerat qe dua dhe per tu bere dikush ne jete duhet te ndjek shembullin e tyre qe do gje e kane arritur fale perpjekeve.dua ti them babit qe pavaresisht se kam nje vit qe vuaj per ate qe na ndodhi un e kam falur dhe nuk dua qe ai te ndjehet fajtor per kurthin qe na ngriten te tjeret dua ti them babit qe e dua ne cdo qelize te shpirtit tim dhe ai eshte frymezimi im.ndersa mamit do i them se syre e saj te brusten nuk duhet te jene te mbushur me trishtim sepse un vajza e saj nje dite do ja kthej re gjitha dhe do bej cdo fje madje dhe me shume sec ka bere ajo per mua dhe familjen tone,dua ti them mamase sime se jam shembelltyra e saj se ajo eshte emblema ime,ajo eshte gruaja qe un dua te jem ne te ardhmen,dua te jem nje nene sic eshte ajo per femijet e ti.dua tju them prinderve te mij se jane dashuria ime me e madhe dhe ju kerkoj falje qe kurre nuk ja u kam shprehur me fjale se sa i vleresoj,dashuroj,adhuroj.ju kerkoj falje per fjalet e mia te pa matura,per netet pa gjume qe ju kam shkaktuar dhe ju premtoj qe do ndjehen krenare qe me kane vajze.do isha shume e nderuar sikur te ma postonit kete shkrim.ju
Letra 13
Persh Anabel E dhimbshme kur mendon se sa vuan nje njeri dhe se sa pendohet per ato gjera apo fjal qe nk I themi Historia ime nis me dashurine time te par dhe te vetme. Une isha 16 vjec kur njoha princin tim te kalter dhe bashk jetuam nje dashuri 2vjecare . Ne nk jetuam vetem dashurine por vuajtem se bashku qeshem u lenduam Ne te mirat e te keqijat I ndanim bashk derisa erdhi fundi. nk doja qe fundi yne te ishte ndarja por plakja ne krahet e njeri tjetrit. Ajo qe nk i tregova kurr eshte engjelli qe une kisha ne bark frut I dashurise tone .. Une e zbulova shtatzanin time 2dit pas ndarjes dhe vendosa qe tmos I tregoj. Me ate kokeforetsin time dhe iden qe une do ia dilja e vetme por ne muajin e 2 pesova nje aksident qe shkatrroj gjith jeten time Une humba femijen tim. Ate qe I kendoja Nina Nana cdo mbremje.u cravat psikologjikisht dhe shpirterisht Atij nk I thash kurr per femijen e ckuptim do kishte tanime kur cdo gje kish marr fund. Ai tani eshte martuar dhe Zoti e ka bekuar me dy femij. Kam degjuar se eshte baba I perkushtuar me gezon shum kjo gje Por edhe me trishton sepse me kujton engjullin tim ai do ti perkushtohej shum edhe bebit ton Jam shum e lenduar nga jeta Por mundohem te jetoj e te buzeqesh serish Sepse nje dit do bashkohem me engjellin tim ne parajse .. anonim
Letra 14
Cfare nuk i kam thene kurre djalit qe dashuroj.. Isha vetem 14 vjece kur u dashurova me shikim te pare..Mendja dhe zemra ime i shpallen lufte njera tjetres sepse une dashuroja nje djal te varfer ..Por zemra fitoj . Vitet kaluan ,nuk me interesonte me pasuria . Por ti nuk e din Ti nuk din shume gjera ... Syn u dashurova cmendurisht me ty Cdo sekond cdo minut cdo muaj cdo vit tkam mendua tkam pas nzemer . TE DASHUROJA NE HESHTJE e ti doje ne jeten tendee nje vajze si une qe te te dashuronte SHPIRTIN.....Mas shume viteve buzqeshjesh dhe lotesh Ti dhe une u beme nje. Lidhem zemrat e donim te lidhnim edhe jeten a te kujtohet? Ishim shoke zemre do beheshim shoke jete ... U dashurova dhe cdo vit qe kalonte vuja edhe ma shume se e dija se ishte dashuri e pamundur .E dija se njerzit sdo na linin bashke dhe ashtu ndodhi. Te tjeret nuk na donin bashke dhe kjo mka vra nshpirt ..por ma shume me ka dhimb shpirti diten kur ua plotesove deshiren dhe u largove nga une .Ktheheshe vec per me msha me me ofendua me mu shpif me mthan se ti zgjolle tu besosh tjerve ma shume se mua ..dhe ike. Falenderoja zotin qe te sillte ne jeten time,por jo qe te largoj .Hyre dhe dole shume here nga jeta ime por prej zemres teme nuk ke dal kurr .Lutem qe te kthehesh Per ndarjen tone fajesova tjeret fajesova ty por fajtorja jam une..a ka faj ma te madh ne jete se te duash dikan dhe mos ti tregosh. Mfal po te dua e nuk ta thash kurre.Ky eshte mekati jem. Gjithcka qe doja ishe ti.Je pasuria ime me e madhe.Je e vetmja gja e bukur qe me ka ndosh ne jete. Jam ajo femra qe ti doje te isha .Jam e jotja . Kam frik te te kerkoj ..por dua tme kerkosh . Vetem edhe nje her me te pa ne sy e me te than gjithcka ndjej per ty me te than cdo te vertete me te rrefye se si e ushqeve ndjenjen e dashurise ne mua .Me ta dhan zemren edhe bej cfare te duash me mua pastaj .. Tlutem ma largo kyt peshe prej jetes teme se eshte e rende. Nuk munem me mbajt ma dashurine qe kam per ty kam nevoj ta dhuroj ty veten teme.kthehu vec edhe nje her Ma jep edhe nje munsi dhe shikoje me syte e tu se une jam ajo vajza qe te dashuron shpirtin.
Letra 15
Mirembrema anabel. Anonim ju lutem. Eshte gjeja me e tmerrshme qe mund te perjetoje nje femije:te kete nenen gjalle e te mos e ndjeje sikur nje here te vetme prane. Ne gjithe keto 18 vite nuk e kam kuptuar nje here te vetme cdo te thote 'perqafim e ngrohtesi nene'. Mbushem me dhimbje kur kujtoj sesi u rrita,u bera kaq sa jam dhe kurre nuk kam degjuar 1 fjale te mire,1 keshille,,nuk kam marre nje perqafim ku te ndjej aromen e saj. Nuk kam marre nje puthje. Nuk kam marre asgje... Ajo eshte aty cdo dite,eshte aty me ftohtesine e saj. Eshte aty kur debatojme e gjithmone me del kunder. Eshte aty per te me kujtuar cdo gje qindarke qe i marr babit per nevojat e mia e per arsimimin tim. Por pse duhet te ishte kaq e larget? Ne supozohet se duhet te ishim shoqe. Pse dreqin pse? E di qe tipi im i ftohte e deri diku moskokcares e ka perkeqesuar situaten. Por kisha nevoje te shprehesha dhe askush nuk ka per te me kuptuar,e di. -Ma,une te dua shume! Madje me shume se c'mund ta imagjinosh. Nuk i dua njerezit per interes o ma jo. I dua ato qe kam brenda shpirtit. Nuk kemi per ta mbushur kurre kete hendek qe dita-dites behet me i madh. Por ma t'i se dite kurre sesa shume nevoje kam patur efhe ende kam per ty. Sikur gjerat te ishin ndryshe e ti te ishe ajo idealja ime. Ahhh sikur... Ne cdo hap do me mungoje nena qe e kisha aq afer fizikisht dhe me miliona kilometra larg shpirterisht.
Letra 16
Fjala qe nuk kam thene, eshte "Edhe une te dua" . Para 2 vitesh njohja nje person, ne dukje krejt i qete dhe me nje shpirt te paster kristal. Me fliste ne fb vazhdimisht derisa nje dite e shoh edhe te shkolla. Pasi biseduam me gjate, mesuam se familjet tona njiheshin edhe pse nuk kishim lidhje gjaku. Pas cdo bisede qe kalonte, kuptova qe ai kishte ndjenja per mua, ndjenja krejt te pastra. Kishte pasur nje jete te veshtire, i ati kishte vdekur, jetonte vetem me nenen e tij, nje zonje shume e mire. Pikerisht kjo jete e veshtire e kishte bere shpesh mosbesues ne disa situata e ne disa te tjera shume kerkues ndaj meje, edhe pse nuk ishim lidhur. Pas njefare kohe filluan ato debatet mes dy njerezve qe nuk jane te lidhur por as nuk rrine dot pa njeri tjetrin, shpresoj ta kuptoni kete gjendje. Nuk folem per rreth tri muaj. Ne date 20 me vjen nje mesazh "kam nevoje te flas me ty se vetem ti me kupton". Ishte ditelindja e babit tim dhe e lash pa kthyer pergjigje.Ne mesnate shoqeria me pyeti nese "E kishte vdekur ne aksiden??" U tmerrova dhe nuk po kuptoja asgje.Pyeta te gjithe ata qe njihja dhe mora vesh qe e kishte perplasur nje makine, e ne mengjes isha te spitali ushtarak.Cdo dite qendroja aty, e ai ishte ne koma.Shpresoja shume te me degjonte dhe i premtoja qe do rrija me te cdo dite vec ai te zgjohej e te rrinte me mua.Nje dite, qe kisha shkuar ne shtepi per te pushuar me mori vellai i tij ne telefon dhe me tha se ai nuk jetonte me.Vec dhimbjes qe me shpoi ne shpirt,loteve te nxehte e mallit, pendesa me percelloi ne cdo qelize.Nuk i kisha kthyer pergjigje,nuk isha prane tij ne frymen e fundit.Mblodha veten e shkova ne shtepine e tij,e pashe ne mesin e shtepise te veshur me kostum e me ngjante se flinte.Nga xhami i arkivolit i dorzova nje puthje, te paren e te fundit dhe i kerkova falje qe nuk i thashe dot qe e DOJA si nje person teper te vecante. ERDI UNE TE DOJA ASHTU SI TI MUA XHAN .... Klaudja!
Letra 17
Prsh Anabel. Kam nje peng ne zemer qe me bren CDO dite e me shume shpirtin e po me bene qe mos ti kem besen asnje lloj mashkulli pervec familjareve te mi. Para 3vjetesh kam zbuluar nje sekret te tmershem.Ajo...kusherira ime e Vogel kishte rene pre e nje kafshe te ndyre...e nje pedofili mund te them se ajo ishte 14 ndersa ai 24.Kishte bere me te cfare I donte qejfi Duke shperdoruar besimin e familjareve te Saj dhe duke peredhosur nderin e kusherires.Ai person I mori jeten, e ndau dhe nga I fejuari per shkak te nderit.Dhe sot ajo eshte e martuar me nje njeri qe nuk vlen asgje para saj.Dhe t e gjitha kti erdhen nga djali tezes se saj qe zgjodhi te kenaqte epshet e tij me kusheriren e Vogel nga fshati.Sot un dua ta shof ne sy ate poshtersir e to tregoi te gjitheve cfare ndyresire eshte po kam frike per kusheriren time, se mos lendoj edhe ate.Ajo nuk do asgje qe une I kam mar vesh the gjitha dhe un kam zor dhe juve mund tju duket e cuditshme po skam kuraje ti dal me para asaj.Ju do thoni ska arsye po ja qe zemra sme Ben me te qendroj para saj.