Metropolitan

"Aida" e Verdit, një spektakël madhështor në TKOB

"Aida" e Verdit, një spektakël madhështor në TKOB

Me datë 6 shkurt, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u shndërrua në një tempull arti me vënien në skenë të "Aida"-s, kryeveprës së Giuseppe Verdit, në një produksion magjepsës të Franco Zeffirellit dhe me libret të Antonio Ghislanzonit.

Dirigjimi i Sergio Alapont ishte i shkëlqyer, duke sjellë në jetë fuqinë dramatike dhe pasionin e partiturës së Verdit. Por po aq të shkëlqyer ishin edhe solistët, kori dhe orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, të cilët dhuruan një interpretim që preku thellë publikun.

Trupa artistike ishte e përbërë nga një miks i shkëlqyer artistësh shqiptarë dhe të huaj. Në natën e parë, më 6 shkurt, rolet kryesore u interpretuan me mjeshtëri nga Eva Golemi si Aida dhe Ivana Hoxha si Amneris, ndërsa roli i Radames u përfaqësua nga tenori i njohur Carlos Cardoso. Baritoni Armando Likaj solli një interpretim mbresëlënës të Amonasros, ndërsa Bledar Domi i dha një thellësi të veçantë karakterit të Ramfis.

"Aida" e Verdit, një spektakël madhështor në TKOB

Shfaqja do të vazhdojë të vihet në skenë edhe më 8, 10 dhe 12 shkurt. Në këto netë, rolet e Aida-s dhe Amneris-it do të përfaqësohen nga artistet e huaja Maria Teresa Leva dhe Tamta Tarielashvili, duke sjellë një tjetër dimension interpretativ në këtë produksion.

Publiku reagoi me entuziazëm të madh, duke shpërthyer në duartrokitje të gjata në të katër aktet e operës. Salla ishte e mbushur plot dhe, sipas informacionit nga TKOB, interesi për këtë shfaqje ka qenë shumë i lartë, me biletat pothuajse të shitura për të gjitha netët e mbetura. Për të apasionuarit e operës, këshillohet që të interesohen sa më shpejt për biletat nëse nuk duan të humbasin këtë përvojë unike.

"Aida" e Verdit, një spektakël madhështor në TKOB

Produksioni i Franco Zeffirellit sjell një skenografi madhështore, me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj detajeve historike dhe dramatike të veprës. Kostumografia është një tjetër element që spikat, duke reflektuar me besnikëri epokën e lashtë egjiptiane dhe duke krijuar një atmosferë spektakolare. Momente koreografike të nivelit më të lartë, të integruara mjeshtërisht në shfaqje, e bëjnë këtë version të "Aida"-s një përvojë të paharrueshme për publikun shqiptar.

Kjo vënie në skenë e "Aida"-s vjen në një moment kur aktiviteti i TKOB duket se ka rigjallëruar ndjeshëm, falë drejtimit të ri të kompozitorit Aulon Naçi. Nën vizionin e tij, institucioni po përjeton një periudhë të re dinamizmi, duke sjellë vepra të mëdha operistike me produksione të nivelit më të lartë.

"Aida" e Verdit, një spektakël madhështor në TKOB

"Aida" është një ndër operat më të famshme të Giuseppe Verdit, e krijuar në vitin 1871 me porosi të Khedive të Egjiptit për hapjen e Shtëpisë Mbretërore të Operës në Kajro. Vepra mbart një histori dashurie të ndërlikuar midis Aida-s, një skllaveje etiopiane me origjinë mbretërore, dhe Radames-it, një gjeneral egjiptian, duke trajtuar tema të forta si dashuria, sakrifica dhe konflikti mes detyrës dhe ndjenjave.

Kjo shfaqje jo vetëm që ripohon standardin artistik të TKOB-it, por gjithashtu dëshmon për rëndësinë e bashkëpunimit mes artistëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë në pasurimin e skenës operistike shqiptare. Për ata që ende nuk e kanë parë këtë vepër madhështore, datat 8, 10 dhe 12 shkurt ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të përjetuar një natë të paharrueshme operistike.

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.