Health

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Sa më herët ta kapësh kancerin e lëkurës, aq më mirë është dhe prandaj një guidë e tillë vizuale është shumë e rëndësishme. Më poshtë gjeni 13 lloje nishanesh dhe kuptimin pas secilit.

Melanoma është kanceri i dytë më i përhapur tek gratë e moshës 15-29 vjeçe dhe thuajse gjysma e rasteve dallhen nga vetë personi i prekur. Pra, herë pas here, hidhininjë sy nishaneve me ndihmën e kësaj guide.

Teksa ekzaminoni fotot e mëposhtme, mbani mend pesë kriteret e një nishani kanceroz: asimetri, formë e çrregullt, ngjyrë që varion, diametër më i gjerë se një laps dhe evoluim i vazhdueshëm; një nishan që ndryshon formë, ngjyrë, madhësi me kalimin e kohës nuk është shenjë e mirë.

Një nishan normal

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Nishanët normalë kanë ngjyrë uniforme dhe anë të rregullta. Çdo ndryshim sado i vogël duhet kontrolluar.

Nishan jotipik

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Anët e çrregullta dhe ngjyrja janë shenja që sinjalizojnë se diçka nuk është si duhet.

Nishan jotipik

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Nuk është kancerogjen, por sidoqoftë shqetësues. Nishanet anormalë si ky mund të rrisin shanset e kancerit.

Nishan displastik

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Gjithashtu i njohur si nishan jotipik. Ka tendencën të jetë në ngjyrë të errët me formë të çrregullt. Mund të kthehet në kancerogjen.

Karcinomë qelizore

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Lloji më i përhapur i kancerit të lëkurës. Formohet thellë në lëkurë dhe duket si një plagë që s’shërohet kurrë, në ngjyrë rozë të perltë ose të kuqe a të bardhë.

Karcinomë qelizore

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Ky lloj kanceri duket si një plagë e hapur dhe e tharë.

Karcinomë qelizore me luspa

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Ky lloj kanceri duket si lyth i trashë dhe i thatë. Mund të jetë vdekjeprurës nëse s’trajtohet.

Karcinomë qelizore me luspa

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Një gungë e ngjashme me një lyth që mund të formojë kore ose të rrjedhë gjak. Kontrollojeni menjëherë, përndryshe do mund të përhapet.

Melanomë

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Kanceri më vdekjeprurës nga gjithë kancerët e lëkurës. Melanomat kanë fomë gjeometrike dhe mund të jenë të sheshtë ose të ngritur.

Melanoma

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Ky lloj kanceri mund të ketë formë të çrregullt. Mund të jenë të zinj, kafë, gri, të bardhë ose të kuqë.

Melanoma

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Ky kancer i rrezikshëm ka formë të çuditshme, me kufij të zbehtë dhe ka tendencën të jetë në ngjyra të errëta.

Melanomë periferike

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Zakonisht shfaqet si një shenjë e errët nën thonj, në pëllëmbë apo në shputat e këmbëve.

Keratozë aktinike

Ai nishani është normal apo kanceroz? Një guidë me 13 foto

Ky nishan kanceroz zakonisht shfaqet në zona që preken nga dielli shpesh, si skalpi, buzët, duart dhe duket si një njollë e ngritur dhe e ashpër.

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.