Jason Momoa ka dhënë një intervistë ekskluzive për “People” dhe ka folur mbi faktin që ende nuk zotëron një shtëpi të tijën.
“Jam pa shtëpi, por nuk jam i pastrehë,” tha me shaka ndër të tjera aktori i “Aquaman”. “Kam një shtëpi-makinë dhe kur më thonë që jam i pastrehë, u përgjigjem thjesht fare: “Kam një dyshek portativ për të fjetur.”
Momoa u divorcua nga aktorja Lisa Bonet pak javë më parë dhe që prej ndarjes nuk jeton më në një shtëpi, por siç ai shprehet, ky detaj nuk është problem sepse i duhet të udhëtojë për filma gjatë gjithë kohës dhe kur të vijë momenti që do ketë pushime nga karriera e tij, do blejë edhe një shtëpi.
Më herët, Jason ka pranuar se ka pasur shumë vështirësi në periudhën pas “Game of Thrones”. Asokohe fëmijët e tij ishin të vegjël dhe mungesa e punës e bëri të përfshihej në borxhe.