Metropolitan

Adriana Lima tregon sa e tmerrshme është të jesh modele

Adriana Lima, e cila nuk ka nevojë për prezantim pasi ka qenë në sfilatat e Victoria's Secret që prej vitit 1999, u shfaq shumë e vërtetë në postimin e saj të fundit në Instagram.

Fansat e kanë parë shpesh Adrianën në ndonjë fushatë ose në daljet e saj në Tapetin e Kuq, por nuk e keni parë kurrë ashtu si është shfaqur në këtë foto. Nëpërmjet postimit të fytyrës së saj pa makeup, ajo ka dashur të tregojë se sa e vështirë është të jesh një supermodele. Nëna e dy fëmijëve ka folur për sfidën e saj të përditshme për industrinë e modës pasi ajo punon dhe lodhet shumë çdo ditë edhe kur është sëmurë.

Në diçiturën poshtë fotos Adriana shkruan:

"Kjo nuk është për tu ankuar, thjesht po ndaj një pjesë nga jeta ime. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se jeta e një modeleje është e lehtë, por kjo është e gabuar pasi ne punojmë shumë si gjithë të tjerët. Sot unë kam punuar 10 orë, jam fotografuar në një ditë të keqe me të ftohtë, me kollitje pa pushim dhe me një dhimbje të madhe koke. Kjo nuk më ndaloi të bëja atë që doja. Unë mbarova, shkova në aeroport për tu kthyer në shtëpi për të parë dy princeshat e mia. Kur arrita atje, fluturimi im ishte me 3 orë vonesë. Unë fluturova nga New York City për në Miami. Erdha në shtëpi 2 të mëngjesit. Jam e lumtur që jam këtu. Doja të ndaja me ju fytyrën e një modeleje që punon shumë dhe se nuk jam e vetmja që punon kështu. Faleminderit. Shpresoj që mesazhi im të mos keqkuptohet. Ju dua të gjithëve.”

Shfletoni galerinë për të parë fotot e modeles.

Burimi: Cosmopolitan; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb