Metropolitan

Action Bronson, reperi/kuzhinier amerikan me origjinë shqiptare

Në SH.B.A., Action Bronson njihet si reperi i koncerteve të çmendura, i fiksuar pas kuzhinës. Ai madje drejton edhe një emision ku shpalos këto dy pasione të tij por të paktë janë ata që e dinë se Action Bronson, emri i të cilit është Arian Asllani, është me origjinë shqiptare. Një gjë të tillë e ka trumbetuar këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, e cila disa ditë më parë, ka postuar në Instagram një foto me Action Bronson dhe u bënte thirrje të gjithëve, veçanërisht shqiptarëve, të blinin albumin e tij të sapopublikuar.(lexo këtu)

Action Bronson ka lindur në Kuins të Nju Jorkut. Babai i tij është një emigrant shqiptar ndërsa nëna një njujorkeze hebreje. 31-vjeçari, përpara se t’i dedikohej karrierës së tij si reper, ishte një shef kuzhine gourmet i respektuar në Nju Jork. Ai drejtonte edhe një emision gatimi online që titullohej ‘Action in the kitchen” por pasi theu këmbën në kuzhinë, Ariani iu dedikua tërësisht muzikës, që fillimisht ishte thjesht një hobi.

Albumi i tij i parë me titull “Dr.Lecter” u publikua në vitin 2011 dhe tani ai numëron me qindra mijra fansa.

Ai sëbashku me J.Cole dhe Kendrick Lamar kanë kënduar krah Eminem në koncertet e tij në Australi dhe Zelandë të Re. Prej Majit të vitit 2014 ai drejton një tjetër emision online që mban titullin “F*ck that’s delicious” ku tregon aventurat e tij në eksplorimin e botës së kulinarise, kombinuar me pasionin e tij për muzikën.

"The Daily Beast" e quan reperin që bën rima për ushqimin si udhëheqësin e zgjimit të hip-hopit në Nju Jork.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb