Heidi Klum me shumë gjasë është një ndër nuset e ardhshme të 2019-s.
Supermodelja 45-vjeçare njoftoi përmes një postimi në Twitter se i dashuri Tom Kaulitz e propozoi për martesë. “Unë thashë PO”, shkruan ajo në foton e tyre bardhë e zi, ku bie në sy unaza e shndritshme.
Një burim tha për People se Klum është shumë e dashuruar me Kaulitz.
Ylli 45-vjeçar dhe muzikanti i Tokio Hotel u përfolën për një lidhje në mars të këtij viti dhe e bënë gjithçka publike në maj.
Në një intervistë për InStyle, supermodelja foli haptazi për lidhjen me të dashurin 17 vite më të ri.
“I dashuri im është shumë vite më i ri se unë dhe shumë njerëz dyshojnë tek ne dhe janë kuriozë. Vetëm në të tilla raste ma përplasin moshën në fytyrë dhe vetëm në të tilla raste duhet të jap llogari në lidhje me diferencën.
Në të kundërt, s’e vras shumë mendjen. Thjesht duhet të jetosh jetën tënde, pa vrarë shumë mendjen ç’thonë të tjerë, përkundrazi përfundon me më shumë rrudha.”