Nëse ju ka ardhur në majë të hundës depilimi, atëherë do ju pelqejë lëvizja më e re, ajo e këmbëve leshatore, e cila po diskutohet shumë në median sociale.
Një numër i madh grash në të gjithë botën po i thonë “jo” depilimit me dyll apo rruajtjes së këmbëve, duke e demonstruar me publikimin online të fotove ku duken këmbët e tyre leshatore.
Komuniteti online i ashtuquajtur ‘Klubi i këmbëve leshatore’ po e kalon me sukses provën në tumblr, duke ftuar të gjitha gratë të postojnë fotot e tyre, si dëshmi të pritshmërive shoqërore ndaj të bukurës.
Shumë i përfolur gjithashtu, dhe me qindra publikime është blogu “ Këmbë Shumë Leshatore”, të cilit mund t’i bashkohen të gjitha femrat që nuk preferojnë t’i depilojnë këmbët.
Në deklaratën e hapjes, bloger-ja Sarah iu drejtua të gjithë ndjekësve: “Ky blog i dedikohet të gjitha femrave me këmbë shumë leshatore. Le të triumfojne këmbët tona!”
Gjithashtu bloger-ja, 'Swankified' shkruan, “Jam shumë e lumtur që nuk ndihem e turpëruar nga qimet që gjenden në trupin tim”, deklaratë e cila u ndoq nga qindra postime të tjera.
“Kur vendosa të mos i depiloja më këmbët e mia, u desh pak kohë të mësohesha më këtë ide.”shprehet Swankifield. “Kur pashë fotot e grave të tjera që po bënin të njëjtën gjë, më ndihmoi të mësohesha më shpejt me idenë e këmbëve të padepiluara”
“Une i publikoj fotot e mia sepse më pëlqen ta bej këtë gjë, më pëlqen mënyra si duket dhe më sjellin në mendje faktin se nuk jam e detyruar të ndryshoj në trupin tim, diçka që nuk kam dëshire ta ndryshoj.”
Komentet mbështetëse janë të panumërta, ato vijojne:
“Ju më frymëzoni shumë…ju po respektoni veten tuaj”
“ Unë kam këmbë leshatore dhe për të qenë e sinqertë, ndihem më femërorë se kurrë.”
Një publikuese më poetike shkruan: “ Është kënaqësi ti ndjesh të valëviten kur je në pishinë apo det” ajo shton, “Të gjithë njërëzit përreth meje mendojnë se duken shëmtuar, por për mua janë të rëndësishme, jo vetëm per të dashur dhe pranuar më shume vetveten, por edhe për të frymëzuar gjithkënd që ndihet i turpëruar për këtë fakt.
I uroj fat te gjithëve, ju jeni të gjithe njerëz të bukur dhe të guximshëm. Ky blog më bën të ndihëm më mirë në një shoqëri që e detyron femren të jetë e depiluar në 99 % të rasteve.
Burimi : Daily Mail