Health

A e rrit kolesterolin konsumimi i vezëve? Ja ç’thonë ekspertët

A e rrit kolesterolin konsumimi i vezëve? Ja ç’thonë
FOTO: Westend61 / Getty Images

Nëse ka diçka të cilën mjekët e paralajmërojnë shpesh te pacientët me probleme kardiovaskulare apo me nivele të larta të kolesterolit, ajo lidhet me vezët dhe konsumimin e tyre të përditshëm.

Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që hanin deri në 12 vezë të ziera në javë kishin nivele të kolesterolit të ngjashme me personat që kishin një dietë ushqimore pa vezë. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore të American College of Cardiology.

Në këtë eksperiment u përfshinë 140 njerëz me sëmundje zemre ose me risk të lartë për t’u prekur nga këto sëmundje, teksa u vendos që ata të konsumonin jo më shumë se dy vezë në ditë gjatë një jave.

Eksperimenti zgjati katër muaj dhe studiuesit nuk panë efekt negativ në shëndetin kardiovaskular te njerëzit që hanin vezë çdo ditë. “Konsumimi i 12 vezëve të ziera në javë nuk ndikoi negativisht në kolesterolin e tyre,” thotë mjekja Nina Nouhravesh.

Gjithashtu, rezistenca ndaj insulinës u përmirësua te këta persona që hanin vezë çdo ditë. Njerëzit mbi 65 vjeç në këtë grup madje panë rritjen e kolesterolit "të mirë" dhe ulje të kolesterolit "të keq".

A janë vezët të dëmshme për kolesterolin tuaj?

Të gjitha studimet e fundit i “shfajësojnë” vezët nga ky pretendim, kështu që rezultatet e këtij punimi janë kaq befasuese. “Vezët nuk janë armike të shëndetit, përkundrazi. Ato janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe lëndëve ushqyese dhe ju mund t'i shijoni sipas dëshirës në mënyrë të moderuar, " thotë James O'Keefe, drejtor i kardiologjisë në Institutin e Zemrës në Cansas City.

“Në shkencë, ne jemi krenarë që ndryshojmë mendje. Këto janë studime të reja dhe të fuqishme, ndaj këshilla e vjetër ishte e gabuar dhe ne nuk turpërohemi për këtë,” vijoi ai.

Një vezë në ditë nuk lidhet me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo problemeve me nivelet e kolesterolit, ndaj mos hezitoni që t’i hani sipas dëshirës.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Today

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Are eggs bad for cholesterol? Here's how much you can consume per week

A e rrit kolesterolin konsumimi i vezëve? Ja ç’thonë
PHOTO: Westend61 / Getty Images

If there is something that doctors often warn patients with cardiovascular problems or high cholesterol levels, it is related to eggs and their daily consumption. A recent study found that people who ate up to 12 hard-boiled eggs per week had cholesterol levels similar to people who ate an egg-free diet. The results of this study were published in the scientific journal of the American College of Cardiology.

In this experiment, 140 people with heart disease or at high risk of being affected by these diseases were included, as it was decided that they would consume no more than two eggs a day during a week. The experiment lasted four months and the researchers saw no negative effect on cardiovascular health in people who ate eggs every day. "Consumption of 12 boiled eggs per week did not negatively affect their cholesterol," says doctor Nina Nouhravesh.

Also, insulin resistance improved in these people who ate eggs every day. People over 65 in this group even saw increases in "good" cholesterol and decreases in "bad" cholesterol.

Are eggs bad for your cholesterol?

All recent studies "exonerate" eggs from this claim, which is why the results of this paper are so surprising. "Eggs are not enemies of health, on the contrary. They're a healthy source of protein and nutrients, and you can enjoy them as much as you like in moderation," says James O'Keefe, director of cardiology at the Kansas City Heart Institute.

“In science, we pride ourselves on changing minds. "These are new and powerful studies, so the old advice was wrong, and we're not ashamed of that," he continued.

An egg a day is not linked to the risk of cardiovascular disease or problems with cholesterol levels, so feel free to eat them as you wish.

Suggested articles: 

 

Source: Today