Health

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta shmangni

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta

Stresi - termi ombrellë për emocione negative si shqetësimi, ankthi dhe zemërimi - është ngjitës. Ju mund të keni stres nëse të tjerët kanë.

Si përhapet

Si pjesë e kërkimit të tij mbi stresin dhe sjelljen, Tony Buchanan, bashkë-drejtor i Programit të Neuroshkencës në Universitetin Saint Louis në Missouri, ka mbledhur të dhëna nga mijëra njerëz në një detyrë të quajtur "Trier Social Stres Test”.

Gjatë secilit test, studentët e kolegjit udhëzohen të ngrihen përpara një grupi të panjohurish dhe të mbajnë një fjalim publik, më pas u kërkohet të llogarisin një aritmetikë - në kokën e tyre.

Si rezultat, pjesëmarrësit konfuzohen, thotë Buchanan. Ata bëjnë gabime matematikore. Ata harrojnë fjalët "e duhura" që duan të përdorin. Dhe megjithëse për secilin eksperiment, roli i tij është vetëm ai i një vëzhguesi, Buchanan pranon: "Unë nisa të ndjehem keq edhe vetë."

Reagimi nuk është anomali. Si njerëz, ne gjithmonë kemi pasur një interes biologjik për të parë se si ndihen të tjerët përreth nesh.

"Ne jemi krijesa shoqërore dhe mbijetesa jonë, nga një këndvështrim evolucionar, varet shumë nga aftësia për të lexuar të tjerët, qofshin ata miq apo armiq", ra dakord Dr. Sue Varma, asistent-profesoreshë klinike e psikiatrisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. "Synimet e të tjerëve na bëhen të njohura në mënyra të ndryshme, veçanërisht përmes mënyrës se si ata shprehin emocione dhe si e trajtojnë stresin."

Përvojat ose streset e njerëzve të tjerë mund të na ndryshojnë në një mënyrë që ne nuk e kuptojmë plotësisht.

Jo i gjithë stresi është i keq. Kujtoni që jeni duke siguruar “mbijetesën” tuaj. Ekziston një lloj stresi i quajtur eustress që ju mban të përgjegjshëm, ju ndihmon të shmangni zvarritjen dhe ju bën më produktiv.

Si ta shmangni stresin që shkaktohet nga njerëzit e tjerë - disa mënyra

1. Bllokoni mendimet negative.

2. Shëtisni në ajër të pastër.

3. Flisni me dikë të cilit i besoi.

4. Vendosni kufij.

5. Merrni frymë thellë.

6. Mendoni pozitivisht dhe vetëm përpara.

7. Shkruajini mendimet tuaja.

8. Meditoni.

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta

Burimet: Health, Healthline

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Is stress contagious? Science says yes - How to avoid it

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta

Stress - the umbrella term for negative emotions like anxiety, anxiety and anger - is contagious. You can have stress if others have.

How it spreads

As part of his research on stress and behavior, Tony Buchanan, co-director of the Neuroscience Program at Saint Louis University in Missouri, has collected data from thousands of people on a task called the Trier Social Stress Test.

During each test, college students are instructed to stand in front of a group of strangers and give a public speech, then are asked to calculate an arithmetic - in their head.

As a result, participants are confused, Buchanan says. They make mathematical mistakes. They forget the "right" words they want to use. And although for each experiment, his role is only that of an observer, Buchanan admits, "I started to feel bad myself."

The reaction is not an anomaly. As humans, we have always had a biological interest in seeing how others around us feel.

"We are social creatures and our survival, from an evolutionary point of view, depends very much on the ability to read others, whether they are friends or enemies," agreed Dr. Sue Varma, clinical assistant professor of psychiatry at NYU Langone Medical Center. "The intentions of others become known to us in different ways, especially through the way they express emotions and how they deal with stress."

Other people’s experiences or stresses can change us in a way that we do not fully understand.

Not all stress is bad. Remember that you are ensuring your "survival". There is a type of stress called eustress that keeps you accountable, helps you avoid procrastination and makes you more productive.

How to avoid stress caused by other people - several ways

1. Block negative thoughts.

2. Walk in the fresh air.

3. Talk to someone you trust.

4. Set boundaries.

5. Take a deep breath.

6. Think positively and only forward.

7. Write down your thoughts.

8. Meditate.

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta

Sources: Health, Healthline