Metropolitan

A do të ketë një natë të dytë?

Ma mori fytyrën ndër duar dhe filloi të më merrte erë fort diku midis hundës dhe syrit. Duart e mia lëviznin në pjesën e poshtme të trupit të tij. Ohhh, këto janë momente që unë do të doja t’i ndalja përgjithmonë; do të doja të isha kështu përherë, me fytyrën e tij ngjitur me timen dhe fundbarkun në një vallëzim të çmendur dëshirash!

Na zuri gjumi aty në divan, ngjitur e ngjitur, pa pasur mundësinë të shkoja as në tualet për një dush tjetër të shpejtë. M’u hapën sytë në orën 6 të mëngjesit. Nxora me stil pasqyrën, të cilën e kisha vendosur që më parë në anë të divanit, dhe u pashë. Një yll i vërtetë! Ky është rezultati kur ti ia beson make-up-it tënd MAC Cosmetics! Me kujdes vendosa përsëri pasqyrën në një cep diku dhe ngjesha fytyrën në atë lëkurë mashkullore që tërbonte të gjitha ndjenjat e mia.

Ai flinte! Ç’më duhet të bëj për ta zgjuar? Apo ta lë të flejë? Ishte e pamundur që unë të rrija shtrirë më gjatë. U mundova të zgjasja këmbën për ta kaluar, por nuk arrita. Në atë një pëllëmbë vend, ku kisha katër orë e shtrirë, më ishin mpirë të gjitha gjymtyrët. Arrita të ngrihem në bërryla, opa njëra këmbë në tokë, opa dhe tjetra. Po ky si fle! Sikur e ka bërë nja katër herë dhe po merr veten! Futem në tualet pa ndezur dritën dhe i përdor furçën e dhëmbëve.

Vishem shpejt, marr këpucët në dorë dhe dal jashtë. Po pse? Pse ika? Ky moskontrolli që kam ndonjëherë për veprimet që bëj, më kushton shumë! Ku do të shkoj në orën gjashtë e gjysmë të mëngjesit me tualet dy gisht dhe takat si trotuare? Ndaloj në një kafe diku aty rrotull, pasi s’po orientohesha se ku isha.

Kamerieri vjen si gangster me modelin e flokëve alla Justin Bieber.

– Ça do marrësh?

– Keni tost? Dhe një kafe latte, të lutem.

– Jo, nuk kemi tost. Makiato do?

– Jo, kafe latte.

– Po pra, makiato.

– OK, më sill një makiato, faleminderit!

Makiatoja më vjen me një zemër të pikturuar në shkumë; banakieri më përshëndet me dorë. Ia kthej buzëqeshjen dhe hap IPhone-in për të parë të rejat e fundit në Facebook. Një email në inbox. Lola, shoqja ime e vetme nga fëmijëria, vjen për tri ditë nga Milanoja. Filloj dhe mendoj për të. Dua ta zë mendimin për të mos u turbulluar në analiza pse ika ashtu. Mos Këpuca do të mendojë keq! Duhet t’i nis një sms të paktën!

Ohuuu, do filloj të analizoj pas kafes! Kujtime verore më vijnë rrotull. Edhe pse Lolën mund ta takoj në dimër, nuk e di pse ajo gjithmonë do të më sjellë erën e luleve dhe të detit ndër mend. Kafja jonë e parë pas gjimnazit do të mbetet e paharrueshme për mua. Ajo, me spontanitetin e përhershëm, ma tha troç në tavolinë:

– Zanat? Ti do të kesh një zanat, që të mos të kesh nevojën e askujt për të të mbajtur? OK, zemër, unë e kam një zanat: atë më të vjetrin e botës. M’i tha këto fjalë pa u skuqur, po e uli zërin sikur po më thoshte ndonjë sekret dhe pa ma hequr shikimin, ndërkohë që mbyllte çantën Louis Vuitton dhe lëshonte mbi tavolinë paketën e cigareve. Më janë dashur shumë ditë për të marrë veten nga çfarë dëgjova. Nuk i bëra asnjë pyetje. Mundimi nëse duhet të kisha shoqe një prostitutë, ishte shumë i madh. Dhe ja ku jemi: unë mezi pres që ajo të kthehet e të më takojë në ato pak ditë qëndrimi që ka në Tiranë. Ka gjithmonë kaq shumë gjëra për të më treguar, histori pa fund. Është një botë më vete ajo e Lolës. Fillova të rendisja në mendje se ku do të shkonim, cilët bare dhe restorante do të frekuentonim. Po Këpuca?! E kisha harruar komplet. A do të duhej të vinte dhe ai me ne, apo...? Pa prit një herë, ishte koha për t’i dërguar një sms. “Mirëmëngjes! Më fal që ika ashtu, por më duhej të isha në zyrë herët. S’doja të të zgjoja. Të puth”. Pa arritur të vendosja telefonin mbi tavolinë, më vjen përgjigjja prej tij “Gabim i madh që ike! Në darkë do të dënoj për këtë. Pasqyrën tënde e kam unë. Ti çfarë do bësh? Ke shumë punë sot?”. Pra, historia do të vazhdojë! Nuk paska qenë vetëm për një herë!! M’u duk sikur po binin trëndafila nga qielli. Unë buzëqesh dhe banakieri buzëqesh. Epo, ç’më gjeti! Dal nga dera duke pritur që Vadiku të më hapë telefonin.

Një zë i përgjumur si nga fundi i qypit më përgjigjet:

– Alo? Kush je? – Kjo metoda e Vadikut për ta hapur telefonin me sy mbyllur më ngrinte nervat, por ç’t’i bëja!

– Aline jam. Po të pres te kafja, për sa vjen?

– Je çmendur? Është ora 7 e mëngjesit... OK, OK, për 30 minuta më ke aty, erdha! – As për 20 minuta ai ishte përballë meje. Nuk do të linte kurrë t’i shpëtonte detaji më i vogël nga nata ime e seksit.

– Çfarë ke? më pyet, pse je llangosur kështu? U zutë? S’të pëlqeu? Pse ke dalë kaq herët? – Unë, si për ta çmendur më shumë, i tregoj sms-në e fundit të Këpucës 46 “Miss u syn”.

– Çfarë domethënë kjo?

– Pse, do përkthim ti? i them. “Syn” pra, syri, unë jam syri i tij.

– Po ç’është kjo e shkruar me shkurtime kështu?! Ai sikur s’fliste me dialekt.

– Po dhe ti, me çfarë merresh! E rëndësishme është që ai më ka dërguar disa sms deri tani dhe do të takohemi përsëri në darkë.

– Ashtu ë? Po si ishte?

– Ahhh, sa i mirë që ishte Vadik! – Fillova t’i tregoj për darkën dhe për takimin me Asaj. Mimika e Vadikut është e papërshkrueshme.

– Po me përmasa si ishte?

– Ti s’je normal, të betohem që s’je normal! – Ndjeva që po skuqesha nga kujtimi që kjo pyetje më solli ndër mend.

– Mos bëj kot sikur për ty përmasat s’kanë rëndësi, më trego tani.

– Të gjithë shqiptarët të madh e kanë, – i them dhe ai rrudh turinjtë.

– S’është e vërtetë kjo, unë nuk e kam të madh për shembull. Shikohemi në sy. As ai vetë nuk e beson atë që sapo tha, as unë atë që sapo dëgjova.

– Domethënë ta ka marrë vesh gjithë Tirana që ti po del me të. Përderisa ke takuar Asaj!!! Do ta kesh status në FB direkt.
Hap Facebook-un për të kontrolluar. Foto të miat me sy të mjegulluar dhe Këpucës, i cili dukej sikur më ishte ulur në prehër, mbushnin profilin e Asaj!

* Aline Bertrand është pseudonim për të ruajtur anonimatin e autores.

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.