Ditën e sotme, Gerta Heta dhe bashkëshorti i saj, Matko Darmjati festojnë 9- vjetorin e dashurisë.
Në një postim në Instagram, teksa shfaqet në krahët e të shoqit, Gerta shkruan:
“Thuajse 9 vite me ty dhe ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, një udhëtim që do dashuroja ta bëja përsëri e përsëri. Gëzuar përvjetorin dashuria ime!”
Heta u njoh me ish-futbollistin kroat në një club, në Shqipëri.
“Ai luante këtu me Skëndërbeun. Në atë kohë kishim dhe një mik të përbashkët. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, thjesht u njohëm shumë dhe plasi bomba.” Rrëheu Heta në një intervistë për INtv në 2016- n.
Çifti hodhi poshtë traditën nisur nga fakti që ajo është 5 vite më e madhe se Matko. Nënë e dy fëmijëve, Gerta është treguar tepër e hapur edhe përsa i përket anës seksuale të marrëdhënies në çift.
“Seksi në fillim ishte shumë i mirë, meqë jam natyrë pasionante. Por pas lindjes gjërat ndryshuan. Duhet të bësh aktivitete të tjera për të dalë nga rutina, sepse rutina të mbyt. Duhet të dalësh, të bësh dating, të shkosh për një darkë, të marrësh një udhëtim të bukur pa fëmijët. Është shumë e vështirë të mbash vrullin e njëjtë pas vitit të dytë. Gjatë seksit më pëlqen të flas me fjalë të pista. Te trupi i Matkos më pëlqejnë të pasmet, se ka të pasme futbollisti."