Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar emrat e 7 shqiptarëve të plagosur nga tërmeti në Itali. Në një komunikatë zyrtare, MPJ ka njoftuar vdekjen e Erjon Toros nga Fieri, që jetonte në Amatrice, dhe ka dhënë emrat e 5 shqiptarëve që gjenden nën kujdesin mjekësor në spitalin Gemelli të Romës.
Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj kanë kaluar rrezikun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Në spitalin e Rieti-t ndodhet shtetasja shqiptare me inicialet Xh.T, ndërsa në spitalin e L'Aquila-s është në gjendje më të rëndë shëndetësore shtetasha me inicialet E.T.