Jo të gjithë historitë me dashuri adoleshentësh janë komedi që harrohen lehtë. Ka nga ato që mund të na emocionojnë edhe nëse jemi 27, 30 apo 40. Nëse jeni në mood për të qarë dhe për pak dramë, hidhini një sy listës më poshtë. Do t'ju kujtohet dashuria e parë, çmenduritë e asaj kohe dhe sigurisht do qani për naivitetin që e humbëm gjatë rrugës.
1. After
Historia tipike mes një vajze të mirë që dashurohet çmendurisht pas një bad boy. Pavarësisht se janë shumë të ndryshëm, ajo që i tërheq është e pashmangshme.
2. All the Bright Places
Dy adoleshentë që vuanin nga probleme të shëndetit mendor, miqësohen shumë pas një projekti që duhet të realizonin në shkollë. Ai që nisi si projekt, i ndryshoi jetën romantike dhe i bëri ta shihnin botën krejt ndryshe nga më parë.
3.Before I Fall
Nga ky film, s'do të doni të humbisni asnjë fragment.
4. SPF-18
Një grup të rinjsh ju jepet mundësia të kalojnë verën tek shtëpia e një VIP-i në Malibu. Atë verë ndodh gjithçka që ata s'prisnin.
5.A Walk to Remember
Ky film s'ka nevojë për përshkrim. Thjesht pret që ju ta shihni sërish.
6.The World We Make
Dy adoleshentë, të talentuar në botën e sportit bien në dashuri dhe nisin të bëjnë plane për të ardhmen. Kur lidhja e tyre bëhet publike, gjërat marrin drejtim tjetër.
*Shënim: Të gjithë filmat më sipër i gjeni në Netflix.