Lifestyle

6 çajra bimorë që janë shpëtim për ju që vuani nga dhimbja e kokës

6 çajra bimorë që janë shpëtim për ju që
FOTO: Getty Images/ Liudmyla Yaremenko

Ndoshta, për dashamirësit e kësaj pijeje, nuk ka një orë apo motiv të caktuar për të shijuar çajin. Mund të jeni në një gjendje gripale, dhimbje fyti, dhimbje në stomak ose të keni plot arsye të tjera që ju bëjnë të shijoni një çaj të ngrohtë. Me veti qetësuese dhe anti-inflamatore, disa çajra bimorë ndikojnë edhe në reduktimin e dhimbjeve kronike të kokës. Pikërisht se janë produkte bimore, efekti i tyre në lehtësimin e migrenës apo dhimbjeve kronike të kokës është unik.

Ja gjashtë çajrat që duhet t’i konsumoni më shumë nëse vuani nga dhimbjet e kokës.

#1 Mente

Çaji i mentes duhet të jetë zgjedhja juaj kryesore për reduktimin e dhimbjes së kokës, veçanërisht nëse keni tension ose simptoma të migrenës. Mentja ka efekt në sistemin e qarkullimit të gjakut, që do të thotë se mund të ndihmojë në zgjerimin e rrjedhjes së gjakut në tru, duke zbutur disi edhe dhimbjet e kokës.

#2 Xhinxher

Nëse vuani shpesh nga ndjesia e një stomaku të përzier, për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të kokës, çaji i xhinxherit mund t’ju ndihmojë. Si një produkt anti-inflamator që lehtëson të përzierat dhe simptomat e migrenës, çaji i xhinxherit është ajo që ju duhet.

#3 Kamomili

Kjo bimë vepron si një relaksues i dhimbjes së muskujve dhe jo vetëm. Por, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të forta koke, efekti që ka çaji i kamomilit është shumë qetësues dhe relaksues, sidomos nëse konsumohet përpara gjumit.

#4 Çaj limoni

Nëse ankthi po ju shkakton dhimbje koke, çaji i limonit është veçanërisht i dobishëm për reduktimin e ankthit që çon në tension të lartë, dhimbje koke dhe migrenë.

#5 Livando

Kjo bimë është e njohur prej shekujsh për vetitë relaksuese. Por, veçanërisht e dobishme për reduktimin e stresit dhe hormonit të kortizolit, çaji i livandos bën që të flini gjumë më mirë dhe të qetësoheni plotësisht nga dhimbjet e kokës.

#6 Lulja e margaritës

Me vetitë fantastike për reduktimin e dhimbjeve të forta të migrenës, duke penguar lëshimin e hormonit të serotoninës, e cila përkeqëson gjendjen e dhimbjes së kokës, çaji me këtë barishte është gjithçka ju duhet nëse “pushtoheni” nga këto dhimbje.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

6 herbal teas that are 'salvage' for you headache sufferers

6 çajra bimorë që janë shpëtim për ju që
PHOTO: Getty Images/ Liudmyla Yaremenko

Perhaps, for the lovers of this drink, there is no specific time or motive to enjoy the magical tea! You may be in a state of flu, sore throat, upset stomach, and many other motives that make you enjoy a warm tea. With soothing and anti-inflammatory properties, some herbal teas also affect the reduction of chronic headaches. Precisely because they are herbal products, their effect in relieving migraines or chronic headaches is unique.

Here are the six teas you should consume more of if you suffer from headaches.

#1 Peppermint

Peppermint tea should be your first choice for headache reduction, especially if you have tension or migraine symptoms. Peppermint has an effect on the blood circulation system, which means it can help increase blood flow to the brain, somewhat easing headaches.

#2 Ginger

If you often suffer from the feeling of a sick stomach, due to constant headaches, ginger tea can help you. As an anti-inflammatory product that relieves nausea and migraine symptoms, ginger tea is what you need.

#3 Chamomile

This plant acts as a muscle pain relaxant and more. But, if you are experiencing severe headaches, the effect that chamomile tea has is very soothing and relaxing, especially if consumed before bed.

#4 Lemon balm

If anxiety is giving you headaches, lemon balm tea is especially helpful for reducing the anxiety that leads to high blood pressure, headaches, and migraines.

#5 Laundry

This plant has been known for centuries for its relaxing properties. But especially useful for reducing stress and the hormone cortisol, lavender tea helps you sleep better and relieve headaches completely.

#6 Daisy flower

With fantastic properties for reducing severe migraine pain, by inhibiting the release of the hormone serotonin, which worsens the headache condition, tea with this herb is all you need if you are "occupied" by these pains.

Suggested Articles:

 

----6-cajera-bimore-qe-jane-shpetim-per-ju-qe-vuani-nga-dhimbja-e-kokes