Edhe pak ditë na ndajnë nga netët finale të “Këngës Magjike”, por njerëzit që tani i kanë mësuar përmendësh këngët e tyre të preferuara. Provë për këtë që thamë, është padyshim YouTube dhe numri i klikimeve.
Por cilat janë disa nga këngët e deritanishme që kanë kapur më shumë se 1 milion klikime?
1. Stresi – "Të du mom"
Problemet e kohëve të fundit me ligjin, duket se nuk kanë ndikuar aspak në konkurrimin e reperit tek “Kënga Magjike”.
“Të du mom” ishte nga këngët e para që arriti 1 milion klikime e ndërsa tani numëron plot 2.5 milion shikime.
2.Ardit Çuni & Daniela Toci
Interneti duket se është dashuruar pas baladës “Qaj” dhe deri më tani, bashkëpunimi mes Arditit dhe Danielës ka arritur 2 milion klikime.
3. Kanita – S’jemi ne
Përpos kureshtjes për të parë vogëlushen e “X Factor”-it të shndërruar në zonjushë të vërtetë, balada e dashurisë së Kanitës, i rrembeu zemrat menjëherë të gjithëve.
“S’jemi ne” ka arritur deri në 1.8 milion klikime, duke u bërë brenda pak kohësh kënga e dashurisë që dëgjohet më shumë së fundmi.
4. Ronela Hajati- Vuj
Ronela performoi me “Vuj” 3 javë më parë, por që prej asaj dite njerëzit duket se s’ndalojnë së dëgjuari në YouTube.
Deri tani, kënga ka arritur në 1.3 milion klikime.
5. Fifi & Ms Kresha- Psikopatja jote
Siç e shihni, Fifi & Ms Kresha kanë ngjitjen më të shpejtë në klikime duke marrë parasysh që kanë kaluar vetëm 3 ditë që kur publiku u prezantua me projektin e dyshes.
Ndonëse deri tani kanë arritur në 1.3 milion klikime, parashikohet që kënga e tyre të superojë duke u bërë kështu kandidat potencial për këngën më të votuar nga interneti.
Në javën e fundit, para netëve të spektaklit pritet të dalë Flori Mumajesi, Rovena Dilo në bashkëpunim me Onat dhe gjithashtu Robert Aliaj.
Të paktën çfarë eksperienca ka treguar nga edicionet e shkuara, pritet që edhe Flori “të bëjë” namin në YouTube. Gjithsesi, s’na mbetet gjë tjetër, përveçse të presim!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.