Lifestyle

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më për pagesat

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
FOTO: Getty | Westend61

Sa herë jeni gjendur në një situatë kaotike ku secili nga të pranishmit në tavolinë kërkon të paguajë i/e para faturën? Po herët e tjera kur keni ikur me stil për t’u drejtuar te kamerieri/a sepse doni të paguani faturën për veten dhe për të gjithë të ftuarit e tjerë? Po sherret e burrave që zihen se kush të paguajë i pari? Epo kjo duhet të marrë fund (edhe pse ne kemi gjak shqiptari dhe dallojmë nga kulturat e vendeve të tjera, sidomos në këtë pikë).  

Ndarja e faturave duhet të bëhet një praktikë e zakonshme dhe jo vetëm pagesat në lokale, por edhe ndarja e qirasë apo bërja e pazarit për të gjithë javën, pagesa e pushimeve e plot situata të tjera. Kalimi nëpër shifrat e shpenzimeve çon shpesh në konfuzon dhe tensionim të marrëdhënieve, qofshin ato familjare, bashkëshortore apo shoqërore.

Por, fatmirësisht ka një gamë aplikacionesh të dedikuara për ndarjen e faturave që njëfarësoj kanë revolucionarizuar mënyrën se si të menaxhoni dhe ndani shpenzimet e përbashkëta me partnerët, shokët e dhomës apo edhe miqtë.

#1 Splitwise

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
FOTO: www.apple.com

Ky është një aplikacion falas që ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për ndarjen e shpenzimeve. Aplikacioni thjeshton procesin e ndarjes së faturave duke ju lejuar të gjurmoni, ndani dhe shlyeni borxhet brenda një platforme të centralizuar.

#2 Tab

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
FOTO: www.apple.com

Tab është një aplikacion miqësor që ju fuqizon të ndani pa sforcim faturat dhe të mbani shënime për financat e përbashkëta. Në fokus është aftësia e këtij aplikacioni për të krijuar dhe menaxhuar skeda të përbashkëta, ku mund të regjistroni pa problem shpenzimet dhe të gjurmoni se kush i detyrohet çfarë brenda një grupi.

#3 Settle Up

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
FOTO: www.apple.com

Settle Up riorganizon menaxhimin e shpenzimeve duke ofruar një platformë për regjistrimin e transaksioneve, llogaritjen e shpenzimeve dhe shlyerjen e borxheve. Nga ndarja e faturave të restoranteve deri te administrimi i financave të familjes, mund të krijoni ose të bashkoheni me grupe shpenzimesh të përbashkëta për të gjurmuar të gjitha detyrimet financiare.

#4 Honeydee

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
FOTO: www.apple.com

Honeyduee është fantastik për orientimin e çifteve në menaxhimin e financave. Aplikacioni ofron një platformë gjithëpërfshirëse për ndjekjen e shpenzimeve, përcaktimin e buxheteve dhe listimin e financave të përbashkëta.

#5 Venmo

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
FOTO: www.apple.com

Ky aplikacion është sinonim i ndarjes së lehtë të faturave. Me lehtësinë e përdorimit dhe integrimin pa problem në rrjetet sociale, aplikacioni ofron një platformë të përshtatshme për dërgimin dhe marrjen e parave. Qoftë duke ndarë faturën e darkës, ndarjen e pagesave të qirasë ose rimbursimin e miqve për biletat e koncertit. Venmo e thjeshton procesin si një aplikacion i gjithanshëm.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: PopSugar

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

5 bill splitting apps to stop fighting over payments

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
PHOTO: Getty | Westend61

How many times have you found yourself in a chaotic situation where everyone at the table wants to pay the bill in advance? What about the other times you've run off in style to head to the waiter/waitress because you want to pay the bill for yourself and all the other guests? What about men's fights over who gets to pay first? Well, this must end (even though we have Albanian blood and we differ from the cultures of other countries, especially at this point).  

Splitting bills should become a common practice and not only the payments in the premises, but also splitting the rent or doing the shopping for the whole week, paying for holidays and many other situations. Going through the figures of expenses often leads to confusion and tension in relationships, be they family, marital or social.

But thankfully there are a range of dedicated bill sharing apps that have somehow revolutionized the way you manage and share shared expenses with partners, roommates or even friends.

#1 Splitwise

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
PHOTO: www.apple.com

This is a free app that provides comprehensive expense sharing solutions. The app simplifies the process of splitting bills by allowing you to track, split and settle debts within a centralized platform.

#2 Tab

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
PHOTO: www.apple.com

Tab is a user-friendly app that empowers you to effortlessly split bills and keep track of shared finances. In focus is this app's ability to create and manage shared tabs, where you can seamlessly record expenses and track who owes what within a group.

#3 Settle Up

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
PHOTO: www.apple.com

Settle Up streamlines expense management by providing a platform for recording transactions, calculating expenses and settling debts. From splitting restaurant bills to managing family finances, you can create or join shared spending groups to track all financial obligations.

#4 Honeydee

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
PHOTO: www.apple.com

Honeydue is fantastic for guiding couples on managing finances. The app provides a comprehensive platform for tracking expenses, setting budgets and listing shared finances.

#5 Venmo

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më
PHOTO: www.apple.com

This app is synonymous with easy bill sharing. With ease of use and seamless integration with social networks, the app provides a convenient platform for sending and receiving money. Whether it's splitting the dinner bill, splitting rent payments, or reimbursing friends for concert tickets. Venmo simplifies the process as an all-in-one app.

Suggested Articles: 

 

Source: PopSugar