
Të gjithë e dimë se sa të afta anë vajzat dhe gratë për të kryer shumë paralelisht! Burrat dhe djemtë nga ana tjetër, shkenca thotë se truri i tyre nuk është i ndërtuar për të bërë më shumë se një gjë në një kohë.
Kjo është një nga arsyet pse burrat nuk janë asnjëherë të mirë për të bërë pazarin, edhe kur gratë i dërgojnë në supermarket me listë me vete!

Studimet tregojnë se truri femëror funksionon ndryshe nga ai mashkullor, dhe secili është formuar nga miliona vite evolucion. Kjo shpjegon shumë nga keqkuptimet dhe problemet midis gjinive.
Burrat nuk mund të bëjnë multitasking (shumë punë në të njëjtën kohë) sepse truri i tyre është dizajnuar për ta fokusuar energjinë vetëm në një detyrë. Kjo mund të duket kufizuese për gratë, por ndihmon burrat të bëhen ekspertë në një fushë të vetme.

Evolucioni i ka mësuar burrat të përqendrohen në një detyrë të rëndësishme: gjetjen e ushqimit, ndezjen e zjarrit, mbrojtjen e familjes. Gratë, nga ana tjetër, duhet të kryenin detyra të shumta: kujdesin për fëmijët, mbledhjen dhe përgatitjen e ushqimit, dhe monitorimin e mjedisit.
Gratë janë multitasker-e të lindura. Ato përdorin të dyja hemisferat e trurit, gjë që i lejon të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, nga makiazhi teksa flasin në telefon, ndërkohë që ngasin dhe makinën. Burrat shpesh humbin daljet në rrugë vetëm sepse po përqendrohen në një detyrë.

Studimet tregojnë gjithashtu se multitasking-u mund të çojë në shpërqendrim dhe stres, kështu që përqendrimi i thellë i burrave nuk është gjithmonë i keq, është një mënyrë efektive për të përfunduar detyra. Por aftësia e grave për të balancuar gjithçka në listën e tyre të përditshme është pothuajse si një superfuqi.
Në prova të ndryshme nën presion, burrat shpesh bëhen të shpërndarë dhe impulsivë, ndërsa gratë e përballojnë më mirë situatën. Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të jetë rezultat i evolucionit ose thjesht sepse femrat praktikojnë multitasking-un më shumë në situata stresuese dhe sa më shumë ushtroni diçka, aq më mirë bëheni në të.

Të kuptuarit e këtij ndryshimi midis funksionit të trurit mashkullor dhe femëror mund të përmirësojë marrëdhënien tuaj. Të paktën do t’ju bëjë më të kuptueshëm kur i dashuri, burri apo vëllai juaj kthehet nga dyqani pa avokadon që qartësisht e kishe shënuar në listë.





