Fill pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë, Mozzik dhe Loredana vendosën të mos u fshihen mediave sociale duke postuar foto të të porsalindurës si dhe i hapën një profil kësaj të fundit në Instagram.
Disa orë më parë, Mozzik postoi një tjetër fotografi me të bijën, Hanën, përbri së cilës shkruan:
“Shkruhet fëmijë lexohet dashuri. Me engjëllin tim të vogël Hana.”
Edhe pas ardhje në jetë të vajzës, dyshja po qëndron tepër aktive si në rrjete sociale ashtu edhe përsa i përket impenjimeve muzikore, ku në 29 dhjetor do të performojnë në një club në Ferizaj.