Ditën e sotme ka ardhur në jetë fëmija e parë e Mozzik- ut dhe Loredanës, vogëlushja Hana. Pak minuta më parë, reperi postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku mbi gihtin e tij qëndron dora e vockël e të sapolindurës.
“Emri më i bukur në botë BABË !
Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !
Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !
Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë, i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë” shkruan Mozzik.
Dyshja po jeton kulmin e dashurisë dhe të suksesit në muzikë!