


















‘Django Unchained’, 2012
...ku Leo është një racist i pashpirt në parim aspak seksi. Në parim.
Aviatori, 2004
...ku DiCaprio na e heq mendjen në rolin e një djali të ri, i cili më pas rritet (ajo që thamë).
‘Body of Lies’, 2008
...sepse Leonardo DiCaprios i shkon zgjuarsia, dhe mjekra.
Hakmarrësi, 2015
...sepse nuk ka asnjë mashkull me seksi se ai që arrin t’i shpëtojë një ariu, 18 vjet pasi nuk i shpëtoi dot Titanik-ut.
‘Rruga e revolucionit’, 2008
ku Leo DiCaprio dhe Kate Winslet ritakohen ne sheshxhirim, por jo me per nje romance klasike alla ‘Titanik’. Ai luan rolin e një bashkëshorti depresiv i cili tradhëton të shoqen.
‘Inception’, 2010
...ku vetullat e famshme të Leonardo DiCaprios e bëjnë atë të duket si një ëndërr brenda ëndrrës së një ëndrre brenda ëndrrës…
Shutter Island, 2010
...ku lotët e Leonardos mallëngjejnë dhe bëjnë të dashurohesh.
‘Getsbi i Madh’, 2013
...ku dashuria e LeoGetsbit për të brishtën Daisy kthehet në një ekranizim tepër të bukur të paktën vizualisht.
‘The departed’, 2006
...ku cigarja e personazhit Billy Costigan duket gati gati e shëndetshme.
Eklipsi i plotë, 1995
...ku Leonardo DiCaprio jep puthjen e tij të parë në ekran, me David Thewlis, mentorit të Leos në rolin e një Artur Remboje të ri.
I shpejtë apo I vdekur, 1955
...ku Leo është ende një ‘Fëmijë’, siç është edhe nofka e personazhit të tij.
Më kap po munde, 2002
...ku Leo luan rolin e një të rrituri që luan rolin e një adoleshenti që luan rolin e një të rrituri me shumë sharm, por jo vetëm kaq. Ai shfaqet këtu si një pilot i viteve ’50, dhe nuk ka asgjë më joshëse se sharmi i një mashtruesi.
Ujku I Wall Street-it, 2013
ku luan rolin e një brokeri plot vetëbesim! I cili gjithashtu, siç mund t’a dini shumë mirë, është një kërcimtar i mrekullueshëm.
Gangsterët e New York-ut, 2002
...ku flokët e gjatë të lëpirë mbrapa i rrinë Leonardo DiCaprios sikur të jenë krijuar për të.
Njeriu me maskë, 1998
...ku Leo nuk luan 1, po 2 role meshkujsh magjepsës; njëri i bukur deri në ligësi, tjetri i butë por, aspak i dobët përpara Leos tjetër. (Dhe në ëndrrat e ccdo femre asokohe, Leo 1 që përleshet me Leon 2 për të).
Diamante Gjaku, 2006
Trafik diamantesh, burg, dhe sensualitet, në këtë film ku ndihet kimia e fortë mes tij dhe aktores Jennifer Connelly.
Titaniku, 1997
...i cili nuk ka nevojë për fjalë, sepse ishte dashuria me shikim të parë e të gjith(a)ve me Leonardo DiCaprion.
Plazhi, 2000
...ku Leonardo DiCaprio zakonisht shfaqet pa bluzë, vetëm me një varëse, apo ccfarëdoqoftë ajo, në kraharorin e tij teksa endet në një parajsë bregdetare.
Romeo dhe Zhulieta, 1996
Filmi që i bëri të gjithë kurreshtarë të pyesnin se cili ishte ky djalë që mishëronte një Romeo përtej ccdo përfytyrimi. Më pas erdhi Titaniku, dhe të gjithë filmat e tjerë që përmendëm më parë.
Teksa Leonardo DiCaprio i afrohet Oscar-it më shumë se kurrë (lexo këtu), aktori më i dashur i femrave tani për tani ruan ende sharmin e tij të parë, veccse kësaj here më i vetëdijshëm, dhe më i pjekur se kurrë. Duke e lënë mënjanë talentin prej aktori, rikujtojmë se sharmi është diccka e lindur, dhe se ccfarëdolloj roli t’i japësh një aktori i cili është sexy, ai do t’a luajë atë plot joshje. Cilët janë rolet më magjepsëse të Leonardo DiCaprios? Elle i rendit ato nga 20-i tek i pari, por ne nuk e bëjmë dot diferencën. Po ju? Shfletoni galerinë!
Burimi: Vogue; Përshtati: Genta Hodo