Relationships

Burrat flasin për mënyrën se si gratë i bëjnë konfuzë…

Foto pa fund të vetes, vetulla tatuazh, nevoja për rroba dhe shumë sjellje të tjera të cilat, me sa duket, i bëjnë më shumë konfuzë djemtë. Disa sjellje të përditshme që meshkujt nuk i kuptojnë tek partneret e tyre...

1. Në dimër e çojnë ngrohjen në maksimum, mbështillen me batanije dhe qëndrojnë afër nesh për t’u përkëdhelur, pastaj ankohen se po vdesin nga vapa dhe fillojnë hapin dritaret.

2. Pse disa vajza heqin gjithë vetullat për të vizatuar prapë vetulla sipër?

3. Gratë janë bërë më të fuqishme në terma të karrierës dhe mundësive, kanë më shumë vetëbesim dhe pushtet, por ende na takon neve të bëjmë hapin e parë. Së dyti, gratë vdesin për “djemtë e këqij”, djemtë e mirë i mbajnë vetëm miq dhe pastaj ankohen pse s’ka djem të mirë vërdallë. Çfarë është kjo?

4. Oh, dhe ne duhet të dimë se çfarë do për dhuratë vetëm sepse e ka përmendur njëherë para nja dhjetë muajsh teksa ishim duke bërë shopping!

5. Disa gra kanë ndërtuar një “dëgjim selektiv”. Nëse unë jam në një dhomë tjetër dhe gruaja ime bërtet që të ketë vëmendjen time, unë duhet ta dëgjoj menjëherë. Kur ndërrohet roli dhe unë kërkoj një birrë nga frigoriferi, papritur ajo nuk më dëgjon më.

6. Është shumë konfuze kur vajzat përdorin fjalën “i mirë” për një djalë. “I mirë” nënkupton diçka miqësore dhe të këndshme, por jo atë që ato kërkojnë tek një burrë.

7. Aftësia e një gruaje për të mbajtur mend dhe detajet më të parëndësishme dhe për të mbajtur inat është e habitshme. E vë re se ka diçka që nuk shkon dhe çfarë nuk bën për t’ia nxjerrë, por ajo insiston se është mirë. Teksa je duke të zënë gjumi, ajo kujtohet dhe thotë: Në fakt, ka diçka që nuk shkon! E mban mend para 10 ditëve që…

8. Pse disa vajza vdesin të postojnë foto ëmbëlsirash? Bëjnë kek, e postojnë në Facebook, por nuk e hanë? Nuk e kuptoj, edhe pse gëzohem që ka për mua.

9. Ajo që më habit më së shumti është kur shikoj se gjërat po shkojnë më së miri me një vajzë kur... bum, papritur ajo thotë se nuk është gati për një marrëdhënie.... Pas nja tre muajsh e sheh të fejuar me dikë tjetër.

10. Nuk i kuptoj këto pozat pa fund në celular dhe hashtaget që përdorin gjatë gjithë kohës poshtë fotove. 30 emra për të treguar se çfarë ka në një foto: #buzëtëkuqe#syblu#fustan#flokëkaçurrela#selfie#etj. Është acaruese.

11. Pse kur burrat i pyesin se si ndihen thonë komplet të kundërtën? Ne preferojmë më shumë ndershmërinë kur diskutojmë. Në këtë mënyrë kemi dhe një lidhje më të mirë.

12. Vajzat  mund të jenë komplet të paparashikueshme. Na injorojnë për ditë të tëra dhe ndërkohë që i kemi parë që kanë lexuar mesazhet tona, na bombardojnë me mesazhe gjithë ditën.

13. Në shumicën e rasteve më acaron kur një vajzë pret që burri të paguajë në takimin e parë. Unë paguaj shpesh, por nuk më pëlqen që ta marrin për të mirëqenë që do ta bëj!

14. Për disa arsye e dashura ime ende habitet kur unë dua të shikoj ndeshjet në fundjavë në televizor edhe kur nuk luan skuadra ime e zemrës. Nuk ka rëndësi. Unë dua të shoh ndeshjet, jo vetëm skuadrën time.

15. Uria dhe inati që shpesh e keni dhe me të cilin përballemi shumë shpesh është çorientues. Doni të mos hani por edhe bëheni nervoze. Silleni sikur e kemi ne fajin që s’ju bëjnë pantallonat.

16. Sado të mundohesh ta bindësh një vajzë se duket shumë mirë, ajo refuzon të të besojë. Por nëse i thua njëherë se diçka nuk të pëlqen nga veshjet e saj, nuk do ta harrojë kurrë.

17. Unë vazhdoj të mos e kuptoj se pse vajzat duhet të shkojnë bashkë në tualet. Ai shikimi që i bën shoqeve kur çohet: A do vijë dhe ndonjë tjetër me mua? Çfarë bëni atje? Dhe pse është më argëtuese kur jeni në grup?

18. Ne burrat jemi krijesa të thjeshta. Gjithçka që duam në jetë është ushqimi, futbolli, birra dhe seksi, dhe pavarësisht kësaj, zonja ime vazhdon të ma bëjë jetën sa më të komplikuar të jetë e mundur.

19. Pse kur jemi në një takim jashtë, vajzat këmbëngulin se nuk kanë nevojë për një pallto dhe pastaj përfundojnë duke të marrë tënden?

20. Blejnë gardërobën e re, pranverë, verë, vjeshtë, dimër, kur dollapi po u bie nga rrobat dhe ndërkohë vetëm ankohen se s’kanë ç’të veshin.

21. Edhe kur mendon se i kupton gratë, thjesht nuk mundesh. Burrat mendojnë në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë: Le të veprojmë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ndërsa gratë  gjithnjë i komplikojnë duke menduar për çdo detaj. Dhe më në fund, kur mendoj se kam filluar të kuptoj se si mendon, kuptoj se nuk e kam kuptuar dhe se ndoshta nuk do ta kuptoj kurrë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb