





Trajtim për aknet
Tërshëra mund t’ju ndihmojë në eleminimin e qelizave të vdekura dhe përthithjen e yndyrës së tepërt. Një recetë e thjeshtë është gatimi i tërshërës, që më pas lihet për t’u ftohur deri sa të jetë e vakët për tu aplikuar pastaj në zonat problematike. Lihet për disa minuta dhe më pas shpëlahet me ujë të vakët.
Përthithës erërash
Vendosni një tas të hapur me tërshërë në frigorifer për të përthithur të gjitha erërat e pakëndshme. Ka nga ata që e vendosin edhe në tavllat e duhanit për të neutralizuar erën e cigares.
Fuqizoni stërvitjen
Studimet kanë treguar se konsumimi i tërshërës tre orë përpara stërvitjes ju ndihmon ta përballoni më mirë lodhjen. Gjithashtu ndihmon në djegien më të shpejtë të dhjamit.
Maskë fytyre
Bëni scrub-in tuaj duke grirë dy lugë gjelle tërshërë në grirëse ushqimesh. Shtojini një lugë sodë dhe shumë pak ujë deri sa të marrë trajtën e një paste. Aplikojeni në fytyrë të thatë e tëlarë. Lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Qetësues për lëkurën e thatë ose të irrituar
Tërshëra mund të jetë qetësuese për lëkurën e djegur nga dielli dhe ndihmon në shërimin e lëkurës së iirituar. Në fakt shumë kremra kanë në përbërjen e tyre tërshërë.
Qetësues për lëkurën e qenve
Edhe qentë kanë shpesh probleme me lëkurën e thatë dhe të kruajturat. Provoni një banjë me tërshërë për miqtë tuaj me katër këmbë.
Tërshëra është një burim i shkëlqyer hekuri, omega 3, beta-glukani, fibre etj. mund të pakësojë nivelet e larta e të dëmshme të kolesterolit, si edhe të nxisë punën e metabolizmit. Ja disa përdorime të reja për tërshërën
Burimi: Good Housekeeping