All - Scripts - 3
All - General - 11
All - General - 9
Lifestyle

Part 2: I njëjti djalë misterioz, një ndjesi tjetër & një arsye e re për të shkuar te Toptani

Part 2: I njëjti djalë misterioz, një ndjesi tjetër &

Kushdo që e ka lexuar pjesën e parë të rrëfimit tim, besoj e di që gjithçka filloi me një kafe dhe një shikim. Nuk prisja shumë nga ajo ditë, thjesht një mëngjes i zakonshëm te Toptani. Por pastaj u ndesha me një të panjohur, debatuam për këpucët e mia të kuqe, dhe një ditë pa plan u kthye papritur në një histori që më mbeti në mendje.

All - Paragraf - 2
All - Paragraf - 3

Që atëherë, çdo herë që shkoj te Toptani, një pjesë e imja pyet veten nëse do ta takoj sërish. Por së fundmi nuk isha aty për të. Isha për shtëpinë. Prej ditësh nuk po flija mirë. Nuk ishte pagjumësi, por më shumë si një lloj bezdisjeje nga vendi ku qëndron. E kam fjalën për ato netët kur çdo cep i dhomës duket si diçka që nuk të përket më. Si një vend ku ti rri, por nuk jeton.

All - Paragraf - 5

Ndoshta po bëhesha dramatike. Ndoshta kisha nevojë për ndonjë ndryshim. Mbase të blija ndonjë bimë. Të risistemoja dhomën. Të digjja pak temjan, nuk e di. Kështu që një të shtunë me shi shkova te Toptani. Vetëm. Pa plan. Thjesht me një ndjesi se diçka duhej të ndryshonte. Mendova se do të isha vetëm. Gabova. Ai ishte aty (më në fund), me një pulovër blu të errët, qëndronte afër shkallëve lëvizëse, me telefon në dorë, si dikush që kërkonte një arsye për të mos qenë aty ku duhej të ishte.

U futa te JYSK pa më parë. Pak minuta më vonë e pashë përsëri disa metra me tej. Bëra sikur nuk e vura re. I thashë vetes që isha aty për një set çarçafësh. E vërteta? Më mungonte ndjesia që dhoma ime kishte dikur. Një krevat i sistemuar si ato fotot në Pinterest me çarçacët e butë më dha atë ndjesi që më mungonte.

All - Paragraf - 9

U zhvendosa te Globe, po shihja disa pajisje për kuzhinë që s’më duheshin dhe i lashë përsëri. Pak çaste më vone, u ula te një kolltuk te Shtëpia Ideale. Jo për të blerë, vetëm për të menduar. Me sa duket, edhe ai.

"Prap ti?" tha papritur përballë meje. Pa përshëndetje. Vetëm me një buzëqeshje të çuditshme. U mendova ta injoroja, por m’u duk budallallëk. U ul pranë meje, pa ftesë.

“Ç’po bën këtej? Por rinovon vetminë?” tha. “Jo,” ia ktheva. “Po bëj paqe me vetminë.” Ai vetëm pohoi. Pa sarkazëm. Pa koment. Një herë të vetme. Më tha që kishte kohë të lirë dhe u ofrua të më shoqëronte. As pranova, as refuzova.

All - Paragraf - 15

Ecëm bashkë. Te Zepter, preka me gisht një rresht me thika si të isha në një film noir. “Unë nuk kam qejf të gatuaj, po këto thika do t’i blija t’i kisha,” i thashë. “Mirë që na e the,” shtoi duke qeshur. “Të mos zihemi kurrë me ty në kuzhinë.”

Te Comodita, shtypa me dorë një dyshek. Ai bëri një nënqeshje sikur donte të thoshte: “Do blesh vërtet dyshek apo thjesht je ne siklet e nuk di se çfarë bën?!”

“Ti punon diku këtu?” e pyeta me një ton sikur po mbaja shënime. “Zyra ime është 5 minuta larg nga këtu. Kam një studio interior design. Po punojmë te një klinikë dhe vij shpesh këtu për të parë materiale.”

Te Elegance Home, ai mori një llambë dhe e rrotulloi në dorë. “Jo stili im,” tha. “Por çuditërisht, i yti.”

“Po më quan dramatike?”

“Po.”

Part 2: I njëjti djalë misterioz, një ndjesi tjetër &

Dhe kishte të drejtë. Nuk mbaj mend sa qëndruam në katin e katërt. Egjeu, Biote, Dage, një ndalesë spontane pas tjetrës. Herë ndalesha kot, herë për ndonjë gjë që mund të më duhej në shëpi. Kishte një ritëm të qetë që po më pëlqente. Ai më jepte mendim si prej eksperti.

Më pas u ngjitëm te Best For dhe Arteg. Te Best For fillimisht u ndala për një shportë organizuese, por përfundova duke zgjedhur një filxhan të vogël me dizajn të veçantë (fun fact: unë koleksionoj filxhanë të tillë). Dhe po të më kishin zënë sytë ofertat dhe uljet, ndoshta do kisha blerë edhe më shumë.

Ai më shoqëroi deri te parkingu. Për çudi, nuk po fliste me ironi këtë herë. Ishim thjesht dy njerëz që, disi, ecën nëpër një qendër tregtare dhe kaluan disa orë bashkë (dhe flirtuan, patjetër).

“Beson te energjia e objekteve?” e pyeta kot.

Ai u ndal pak. “Besoj te energjia e njerëzve.”

Nuk i shkëmbyem numrat as këtë herë.

Por diçka në mënyrën si më pa para se të futej në makinë më bëri të mendoj se ndoshta kjo nuk ka përfunduar...

Kur shkova në shtëpi, zhvendosa karrigen pranë dritares. Vendosa libra në tavolinë dhe filxhanin e ri pranë, sikur të kishte qenë aty gjithmonë.  Bleva një vazo me lule te një shitës në rrugë dhe e lashë në një cep të dhomës. U ula dhe pashë përreth dhe më pëlqeu ndjesia që mora.

Ndoshta po mësoj dhe unë të rrethohem nga gjëra që më bëjnë të ndihem mirë: disa libra në tavolinë, një filxhan, vazo me lule dhe pse jo, një djalosh që rikthehet më shpesh seç prisja.

P.S. Nëse edhe ty të ka ndodhur të ndihesh i huaj në shtëpinë tënde, ndoshta është momenti të ndryshosh diçka. Deri më 21 maj, Toptani të fton të shohësh me sy të rinj hapësirën ku jeton dhe për këtë, ka ulje në 11 dyqane që i kushtohen shtëpisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fashion • Fun • Food (@toptanishoppingcenter)

 

All - ArticleEnd - 1
All - General - 4
All - General - 3
All - General - 2

REELS

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires