(Shiko galerinë)
Pas lajmit të ndarjes, moderatorja e "Jo vetëm modë" Floriana Garo, vazhdon të heshtë, por falë instagramit, ajo ka treguar se "Jeta vazhdon". Të premten (6 Nëntor), ajo postoi një fotografi, ku buzëqeshte përkrah mikut të saj dhe drejtorit të programacionit në TV Klan, Albert Dumani, gjatë premierës së filmit "Spectre". Por jeta vazhdon edhe për ish-të dashurin e saj, biznesmenin Tedi Ngjela, i cili e kaloi këtë javë thashethemesh mediatike, në Greqi, për të shoqëruar të motrën Ersi Ngjela, në debutimin e koleksionit të "Balmain" në "H&M" të Selanikut.
Floriana dhe Tedi kanë qënë të lidhur për rreth 5 vjet dhe Floriana vazhdimisht ka shprehur publikisht dashurinë e saj për partnerin. Në një intervistë për gazetën "Panorama" në vitin 2013 ajo është shprehur: “Unë jam më e dashuruar në Tedin, se ç’kam qenë ndonjëherë. Dashuria jonë është pjekur dhe është kthyer në diçka të fortë dhe të qëndrueshme. Pasionin e mbajmë gjallë me befasi për njëri-tjetrin, komunikim dhe mbi të gjitha, një dashuri pa kushte”.
Por si mijëra çifte të tjera, edhe lidhja mes 28-vjeçares dhe djalit të sipërmarrëses Shefikat Ngjela, duket se nuk pati qëndrueshmërinë e dëshiruar. Sipas suplementit të gazetës "Panorama" të 7 Nëntorit, shkak për këtë thyerje, mund të jetë bërë xhelozia e Florianës për mikeshat e Ted-it. Megjithatë, çdo lloj deklarate mbetet në kuadrin e thashethemit.