Showbiz

‘Zogu i Tiranës’ arrestohet për shfrytëzim prostitucioni

‘Zogu i Tiranës’ arrestohet për shfrytëzim

Hermes Nikaj, i njohur më së shumti me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, është arrestuar nga policia me akuzën e shfrytëzimit të vajzave për prostitucion. Së bashku me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Sipas Shqiptarja.com, arrestimi i Nikajt erdhi pas një hetimi prej gjashtë muajsh nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Pas përgjimit të telefonave, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren, prokuroria dha urdhër për arrestimin e tij.

Thuhet se Nikaj shfrytëzonte vajzat për prostitucion kundrejt pagesave nga 100 deri në 500 euro. Po kështu, dyshohet se ai luante rolin e menaxherit dhe përdorte disa qendra estetike, ku përpos shërbimeve estetike, vajzat përdoreshin për favore seksuale kundrejt pagesës.

Ndër të tjera, mendohet se ky grup i përdorte ato edhe në klubet e natës në kryeqytet për të shoqëruar personazhe VIP dhe jo vetëm.

Shqiptarja.com raporton se Hermes Nikaj zotëron edhe një qendër estetike të vetën, por nga hetimet nuk dihet ende nëse është përdorur për shfrytëzim prostitucioni ose jo.

Nikaj, që fitoi famë në emisionet e mëngjesit si “Aldo Morning Show” dhe “Ditë e re”, mohoi akuzat në momentin e arrestimit.

Artikulli i përditësuar: Detaje të reja nga arrestimi i ‘Zogut të Tiranës’ për prostitucion

REELS

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

'Bird of Tirana' arrested for prostitution use

‘Zogu i Tiranës’ arrestohet për shfrytëzim

Hermes Nikaj, best known by the nickname "Bird of Tirana", has been arrested by police on charges of using girls for prostitution. Along with him were arrested two other persons, whose identity is unknown.

According to Shqiptarja.com, Nikaj's arrest came after a six-month investigation by Tirana police and prosecutors. After tapping phones, messages and field observations, the prosecution ordered his arrest.

Nikaj allegedly exploited girls for prostitution for payments of between 100 and 500 euros. Likewise, he allegedly played the role of manager and used several aesthetic centers, where in addition to aesthetic services, girls were used for sexual favors for payment.

Among other things, it is thought that this group also used them in nightclubs in the capital to accompany VIP and not only characters.

Shqiptarja.com reports that Nikaj also owns an aesthetic center, but investigations do not yet know whether it was used for prostitution or not.

Nikaj, who gained fame on the morning shows like Aldo Morning Show and New Day, denied the allegations at the time of his arrest.