Jo më kot thuhet se floku është gjysma e bukurisë. Që të keni një prerje perfekte duhet të ndiqni ca rregulla të arta, që ju shpien drejt modelit ideal të flokëve. Ky i fundit gjendet përmes formës së fytyrës. Identifikoni cilës formë i përkisni dhe përshtatni flokët tuaj me të. Kështu:
Fytyra vezake është më e bekuara. Përshtatet fare lehtë me çdo model syzeje, vathësh dhe gjithashtu flokësh. Eksperimentoni sa të dëshironi për aq kohë sa fytyra juaj ua lejon këtë.
Fytyra e rrumbullakët kërkon flokë të gjatësisë mesatare ose të gjatë dhe mbi të gjitha të shkallëzuar.
“Klientët e mi, të cilat kanë një formë të tillë fytyre u këshilloj të qëndrojnë larg flokëve të shkurtër, të prerë drejt. Nuk u duhet kaq shumë njëtrajtshmëri rreth fytyrës, për aq kohë sa nuk kanë një vijëzim të theksuar nofulle.” Oscar Blandi, pronar i “Oscar Blandi Salon” në Manhattan.
Fytyra në formë katrore duhet të qëndrojë larg flokëve që vijnë deri te nofulla.
“Ideja është t’i zbusni dhe lëmoni sa më shumë cepat e fytyrës suaj. Për ta bërë këtë ju duhen flokë të gjatë, të paktën deri mbi supe. Mund të realizoni një shkallëzim të lehtë, që vjen paralel me pjesën e syve apo hundës.”
Fytyra në formë zemre e ka të domosdoshme gjatësinë. Qëndrojini sa më larg prerjes së shkurtër dhe neutrale. Disa baluke të gjatësisë mesatare do të ishin super ide!
Fytyra në formë diamandi, si ajo e Keira Knightley- t i pranon flokët e shkurtër. Mund të zgjidhni një prerje të drejtë ose një në formë presje.
Ndërkohë fytyra e gjatë e hollë ka nevojë për flokë voluminozë (shkallëzim i domosdoshëm) dhe të gjatë. Përndryshe shkurtimi i tepërt i tyre do të nxjerrë në pah ngushtësinë e fytyrës.