Sipas një sondazhi të kryer në SHBA, 7 nga 10 njerëz mendonin se mamaja e tyre ishte 'cool' dhe më poshtë gjeni arsyet pse këta njerëz mendonin kështu.
- Të qenit të hapura me fëmijët e tyre
Nga 68% e pjesëmarrësve që thanë se kishin një "mami cool", 62% e tyre mendonin kështu sepse nëna e tyre fliste hapur me ta për gjithçka dhe për çdo gjë. Kjo do të thotë se sinqeriteti dhe të qenit i hapur është një element shumë i rëndësishëm.
- Të paturit "rregulla të relaksuara"
Një tjetër çelës është të kesh rregulla, por rregulla që nuk janë dhe aq të rrepta. Gjysma e pjesëmarrësve ranë dakord se zbutja e rregullave vetëm pak mund të mos jetë dhe aq e keqe. Ata thanë se mamatë e tyre ishin "cool" sepse nuk i ndëshkonin për gjëra që një mama tjetër as nuk do mendonte t'i falte.
- Përkëdhelja e vetes dhe fëmijëve
52% e nënave nga sondazhi u konsideruan si njerëz që bënin shumë dhurata dhe jo vetëm. Ato kishin një tendencë që të "merrnin me të mira" jo vetëm fëmijët, por edhe veten.
- Shije e shkëlqyer
Gjithashtu pjesëmarrësit me mama "cool" thanë se nënat e tyre kishin shumë shije në bërjen e dhuratave, zgjedhjen e rrobave për fëmijët etj. Edhe ky, për ta, ishte një element jo pak i rëndësishëm.
Këtu, me "cool" - kuptojmë një tërësi qëndrimi, sjellje, stili dhe pamje që zakonisht admirohet në shoqëri ose që përkon me trendet shoqërisë.
Burimi: People, Bright Side