Çfarëdo lloj trendesh të krijohen, dihet që moda do të rikthehet gjithnjë. Ndoshta nga nostalgjia apo thjesht sepse njerëzit e duan dhe kaq.
Këtë vit, ajo çfarë mungonte pas syzeve të vockla dhe çantave të shpinës, ishin këto kostume. Që rikthimi i viteve ’80-të të jetë i plotë!
Kostumet sportive material fësh-fëshe, duket se po i shohim çdo ditë e më tepër nëpër Instagram.
Bella Hadid, Kylie Jenner dhe shumë të tjera kanë qenë të parat që përqafuan rikthimin e trendit të shumë viteve më parë.
E ndërsa ne, e dimë mirë kostumin e sportit që do të zgjedhim për vrapin e kësaj vjeshte!