Showbiz

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri: Tayna!

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:

Pse reperet i bëjnë diss njëra-tjetrës?: Dihet tashmë që muzika rep është ajo që po dominon tregun vendas dhe sigurisht edhe atë ndërkombëtar. Në vetëm pak minuta, mund të listojmë me dhjetra reperë, e ndoshta një dorë repere (megjithëse po shtohen gjithnjë e më shumë këto kohët e fundit). Edhe në tregje të mëdha muzikore, si ai amerikan, Nicki Minaj ishte e vetme në fron, deri kur u shfaq Cardi B. Për një arsye të panjohur, gratë konkurrojnë me gratë dhe burrat me burrat. Kaq e thjeshtë dhe e ndërlikuar është!

Pse po ‘sulmojnë’ vetëm Tayna-n?: Tayna nuk është e para repere shqiptare. Të gjithë të lindurit e viteve ’90 e kujtojnë mjaft mirë MC Memon tek “Top Fest” në vitin 2005 me këngën “Na jem”, apo reperen Gjira.

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:
Viagra feat MC Mimmo - Na jem, 1 Shkurt 2005 - Top Fest 2
Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:
Gjira ft. Argjentina Ramosaj - Deja Vu

Mirëpo për arsye të ndryshme – si për shembull përkushtimi vetëm tek familja, një karrierë tjetër larg muzikës etj – një pjesë e tyre nuk arriti atë suksesin e bujshëm, ose më mirë të themi suksesin që mund të krahasohej lehtësisht me atë të reperëve. Ndryshe nga ç’ishim mësuar, Tayna, krej papritur ashtu si nga hiçi, goditi menjëherë me “Columbiana”. Të gjithë kthyem sytë nga ajo, miliona klikime në vetëm pak ditë e më shumë se gjysmë milioni ndjekës në Instagram brenda pak muajsh. Fama vjen me të mirat dhe të këqijat e saj; përfshirë këtu edhe diss-et.

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:

Si qëndron puna me diss-et?: Në emisionin “Mirage”, Rina Balaj komentoi për herë të parë këngën “Columbiana”.

“Kam parë që kanë dalë shumë reperka të reja. Këngën e Tayna-s e kam dëgjuar pak. Nuk e njoh personalisht. Kënga është e mirë, po versioni anglisht i Stefflon Don më pëlqen më shumë. Komenti im.”

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:

E kështu vazhduan thumbimet me tekste si “krejt e din kush o mami” (Rina) dhe “t’kallxoj unë kush o mami” (Tayna).

Më pas, në “luftën” e diss-eve u fut edhe Fifi, e cila në këngën “Habibi”, reponte: “S’më bën përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.” Të gjithë e kuptuan si thumbim ndaj Tayna-s që në këngën “Columbiana” thotë: “Beli qaq i hollë, dy kolona me i qit.”

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:

Tayna zgjodhi të kundërpërgjigjej me një ton më diplomatik: "Nuk kam asnjë problem me asnjërën edhe kam qejf që femrat të arrijnë sa më lart, por duke mos e gënjyer veten. Ama kur të më kapësh mua duhet të ndalosh të mendohesh dy herë. ”

Sigurisht që Fifi s’e la me aq: “Vëmendje. Kur t’ia nisësh “motër” vallen duhet të dish ta mbash... ose hyr në kurs të shotes a në ndonjë vend dhe mëso. Vetëm nëse të intereson. Mos hidh kështu kunjash 50- centëshe, se ka mundësi që as nuk i duhet njeriu çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë, sa follower- sa e sa koncerteke, do t’i kisha bërë edhe unë po s’kam ca të nxjerr. Kështu që ulu me këmbë në tokë o rrush se të ka rënë fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj se nuk është edhe aq e vështirë.”

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:

Sërish vazhduan thumbimet në studion e “Xing me Ermalin”, ku Tayna u shpreh se “Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Ermali. Ka edhe belin e hollë.”

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:

Gjithë këtyre kunjave sa andej-këndej, iu bashkua edhe Arta Memedi, që në fillim “e nisi me thumbime të largëta”, derisa shpërtheu në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kush po dëmton kë?: E gjithë kjo po ndikon shumë pozitivisht tek Tayna, që pavarësisht detajeve dhe kunjave, çdo gjë po shkon në favorin e saj. Siç shprehet edhe gazetari Nderim Neziri në emisionin “Mirage”, asnjë nuk po e dëmton Tayna-n: “Ajo po ia shikon hajrin suksesit. Po qesh me hite.”

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri:
Referuar sherrit Arta – Fifi vs. Tayna: rezultatet e sondazhit në Anabel.al

Ndër të tjera, Neziri shton se Fifi është një këngëtare shumë e mirë profesionalisht, e cila duke u marrë me të tilla ngjarje, duket se deri-diku po e minimizon figurën e saj". Për të tjera detaje, mund të ndiqni videon:

REELS

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Who is harming anyone? All the repertoire against a name: Tayna!

Kush po dëmton kë?: Të gjitha reperet kundër një emri: